Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çdo spital duhet të jetë i gatshëm për pranimin e pacientëve me COVID-19

Foto: EPA/BGNES

Nga shtabi operativ kombëtar për parandalimin e COVID-19 kërkuan që secili spital të ketë gatishmëri për të pranuar pacientë me koronavirus. Ka nevojë për këtë masë, sepse spitalet kombëtare tashmë janë plot me pacientë dhe nuk mund të pranojnë më shumë.

Të gjitha spitalet në vend duhet të jenë gati për këtë brenda 3 ditëve të ardhshme. Repartet e reja duhet të kenë shtretër për reanimim.

Sa u përket informacioneve se një nga simptomat e para të koronavirusit është humbja e ndjenjës së të nuhaturit, udhëheqësi i shtabit kombëtar prof. Vencisllav Mutafçijski shpjegoi se kjo nuk është e vërtetë. Simptomat e para janë gulçima, ndjenja sikur dikush ka vendosur një peshë të rëndë mbi gjoksin tuaj, kolla e thatë, lodhja dhe temperatura. Ka dhe raste të rralla, në të cilat ka jashtëqitje të shpeshta.

Nga Shtabi shpallën se më 23 mars rastet e regjistruara të koronavirusit në Bullgari tashmë janë 201




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Pas mesnate dhe në orët e paradites do të ketë vranësira të ulëta, vende-vende me mjegull, kryesisht në Bullgarinë Lindore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11° dhe 16°, në..

botuar më 24-09-27 7.35.MD

Në Bullgari ka nisur fushata zgjedhore

Në fillimin e sotëm të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare të 27 tetorit, ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev raportoi se po vazhdojnë përpjekjet e pushtetit ekzekutiv për të eliminuar..

botuar më 24-09-27 4.02.MD
Ljudmilla Petkova

Bullgaria duhet ti dërgojë ndryshimet në kuadrin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë deri më 20 tetor, për të mos humbur fondet

Ndryshimet në Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë duhet të dërgohen jo më vonë se 15-20 tetor, në mënyrë që Komisioni Evropian t'i pranojë dhe Bullgaria të mos humbasë fonde. Kështu ka deklaruar në një konferencë ministrja në detyrë e..

botuar më 24-09-27 3.49.MD