Nga shtabi operativ kombëtar për parandalimin e COVID-19 kërkuan që secili spital të ketë gatishmëri për të pranuar pacientë me koronavirus. Ka nevojë për këtë masë, sepse spitalet kombëtare tashmë janë plot me pacientë dhe nuk mund të pranojnë më shumë.
Të gjitha spitalet në vend duhet të jenë gati për këtë brenda 3 ditëve të ardhshme. Repartet e reja duhet të kenë shtretër për reanimim.
Sa u përket informacioneve se një nga simptomat e para të koronavirusit është humbja e ndjenjës së të nuhaturit, udhëheqësi i shtabit kombëtar prof. Vencisllav Mutafçijski shpjegoi se kjo nuk është e vërtetë. Simptomat e para janë gulçima, ndjenja sikur dikush ka vendosur një peshë të rëndë mbi gjoksin tuaj, kolla e thatë, lodhja dhe temperatura. Ka dhe raste të rralla, në të cilat ka jashtëqitje të shpeshta.
Nga Shtabi shpallën se më 23 mars rastet e regjistruara të koronavirusit në Bullgari tashmë janë 201.
Asambleja Kombëtare miratoi sot, 7 nëntor, në lexim të parë dhe të dytë, ndryshimet legjislative që zgjerojnë kompetencat e menaxherit special të rafinerisë Lukoil. Tekstet u miratuan me votat e formacioneve të shumicës parlamentare GERB-SDS,..
Anija kërkimore "Shenjtorët Kirili dhe Metodi" (NIK 421) u nis nga Varna pas një ceremonie solemne të nisjes në Stacionin Detar. Në udhëtimin e saj të katërt për në Antarktidë, anija pritet të arrijë në bazën bullgare të Antarktidës në ishullin..
Deri në mes të dhjetorit, në të gjitha njësitë ushtarake të vendit do të ketë simulatorë për pilotimin e dronëve, tha komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral-major Dejan Deshkov. Në poligonin “Ljuljak” pranë qytetit Stara Zagora ai saktësoi se dronët..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..