Prodhuesi i pjesëve të ndërrimit për industrinë automobilistike “Yazaki” ndalon veprimtarinë e vet në qytetet Dimitrovgrad, Sliven dhe Jamboll deri më 5 prill 2020. Shkaqet kryesore janë përhapja e koronavirusit dhe masat e ndërmarra të sigurisë. Mbyllja e uzinave në qytetet e lartpërmendura bullgare u përket afro 4500 nëpunësve. Para pak kohe organizatat e punëdhënësve prognozuan se prodhuesit e pjesëve të ndërrimit do të preken seriozisht nga epidemia e koronavirusit. Sipas të dhënave të “Clusteri Automobilistik Bullgaria” në industrinë automobilistike në vend punojnë 259 kompani me 65 mijë nëpunës.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..