“Vullnetarizmi është fuqia më e madhe e organizatës sonë”, deklaroi Kryetari i Kryqit të Kuq Bullgar akad. Hristo Grigorov. “Pavarësisht nga karantina aktualisht ne ushqejmë 320 000 bullgarë me mjetet e një programi evropian. Kjo ndodh nëpërmjet 300 qendrave ku 9 mijë vullnetarë vazhdimisht punojnë dhe furnizojnë me ushqim nevojtarët – njerëzit e sëmurë dhe me çrregullime. Le të japim si shembull shoferët në kufirin bullgaro-turk – dhjetëra vullnetarë të Kryqit të Kuq Bullgar u shpërndanin ushqim këtyre njerëzve, të cilët në këtë moment ishin në një gjendje të rëndë” – shpjegoi kryetari i Kryqit të Kuq Bullgar para agjencisë “Fokus” dhe u bëri thirrje njerëzve për të qenë jo vetëm vullnetarë, por edhe të marrin pjesë në fushata bamirëse për grumbullim mjetesh dhe të dhurojnë gjak.
Pasi u shpall gjendja e jashtëzakonshme më 13 mars në Bullgari vullnetarët e Kryqit të Kuq Bullgar u ngarkuan me akoma një detyrë – të furnizojnë me ushqim njerëzit e vetmuar të moshuar dhe ata me aftësi të kufizuara në rajonet e ndryshme të vendit.Nevojtarët njoftojnë në telefon produktet dhe ilaçet për të cilat kanë nevojë. Pas kësaj vullnetarët i blejnë dhe i transportojnë në shtëpitë e njerëzve. Qindra bullgarë shpresojnë tek vullnetarët që të mbijetojnë në këtë moment të vështirë. Kështu është edhe në Shumen, ku ka rreth 60 vullnetarë, të cilët kanë deklaruar gatishmërinë e tyre për të vizituar çdo ditë nevojtarët në shtëpitë e tyre.
Dy prej vullnetarëve më të rinj të Kryqit të Kuq Bullgar janë Cvetan Gerasimov dhe Betina Bellçeva.
“Unë jam vullnetare e Kryqit të Kuq Bullgar që nga mosha 14 vjeçe, domethënë tashmë 4 vjet. Mendoj se çdonjëri në një moment ka nevojë për ndihmë, në këtë moment ka dhe një njeri tjetër, i cili me siguri mund ta ndihmojë. Çdo një prej nesh mund të bëjë diçka të mirë, në qoftë se e dëshiron.”
Vullnetarizmi është lidhur edhe me caktimin e prioriteteve. Në vend të parë është arsimi. Prandaj Betina dhe Cvetan shkojnë në selinë e Kryqit të Kuq Bullgar pasi i kanë mbaruar mësimet.
“Ne duhet të ndihmojmë njëri tjetrin dhe jo të presim ndihmë nga shteti – është kategorik Cvetan Gerasimov – 18 vjeçar nga Shumeni. Ky ishte motivacioni im personal për të ndihmuar, sepse gjendja është e rëndë, jo vetëm për çdo një prej nesh, por edhe për shtetin.Njerëzit duhet të mbeten në shtëpi dhe ne duhet t’i ndihmojmë, duke kufizuar maksimalisht daljen e tyre jashtë shtëpisë.Në momente të tilla duhet të jemi unikë. Siguria jonë është në vend të parë, që të mund t’i vizitojmë njerëzit. Na japin çdo ditë maska doreza dhe shenjat dalluese të Kryqit të Kuq Bullgar.”
Përpiloi: Gergana Mançeva (sipas informacionit të Radio Shumenit, BNR)
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BTA dhe arkiv personal
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..