Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët i respektojnë masat e jashtëzakonshme, por kanë frikë për ekonominë

Foto: arkiv

Gjatë javës së fundit nuk ka ndryshim në mënyrën e të menduarit të bullgarëve për koronavirusin, tregon një studim i “Gallup International”. 2/3 prej të anketuarve mendojnë se masat e autoriteteve janë të mjaftueshme. Rritet pak deri në 20 për qind numri i atyre të cilët mendojnë se masat janë të tepërta, kështu mendojnë kryesisht të rinjtë. Masat janë “të pakëndshme, por të pranueshme” për 82 për qind prej bullgarëve. Njerëzit janë të shqetësuar për gjendjen e tyre ekonomike. 1/3 pohojnë se janë ulur të ardhurat e tyre. 25 për qind, kryesisht njerëzit e moshuar mendojnë se të ardhurat e tyre do të pakësohen, 6 për qind kanë mbetur pa punë, 10 për qind shënojnë se do të mbeten pa punë së shpejti, 70 për qind vënë në dukje se nuk ka rrezik për vendin e tyre të punës.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këshilli i Lartë Gjyqësor u përgjigj me një deklaratë thirrjeve për të mos proceduar me zgjedhjen e kryeprokurorit dhe kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative

“Thirrjet për pezullimin e procedurës për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative dhe kryeprokurorit janë thirrje që Këshilli i Lartë Gjyqësor të shkelë Kushtetutën, gjë e cila është e papranueshme”, thuhet në komunikatën me të cilën..

botuar më 24-10-17 3.48.MD

Rumania kërkoi të përfshihet në ndërtimin e korridorit nr.8

Përpjekjet për migrim ilegal në vend ranë me 70% në krahasim me vitin 2023, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në Bruksel para Këshillit Evropian. I pyetur nga BNR nëse po negociohet me Turqinë për një qendër të jashtme për emigrantët e..

botuar më 24-10-17 1.36.MD
Tomash Zdehovski

Llogaritë partiake në Parlamentin Evropian vendosin votën për Komisionerin Evropian Bullgar

Sipas eurodeputetit çek nga Partia Popullore Evropiane (PPE), Tomash Zdehovski, vota për Ekaterina Zaharieva në Parlamentin Evropian për komisioneren e ardhshme bullgare evropiane nuk është e sigurt. "Problemi është se shumë kolegë tanë nga..

botuar më 24-10-17 12.04.MD