Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Drejtim i ri në zhvillimin e bujqësisë bullgare për shkak të koronavirusit

Foto: BGNES

Prodhuesit bullgarë të drithërave janë të shqetësuar për prodhimin e tyre sepse ai gjen treg kryesisht jashtë shtetit. Dhe në se epidemia e COVID-19 do zmadhohet, kjo mund të bëhet pengesë që rendimentet e sivjetshëm të drithërave të eksportohen deri te klientët e tyre në botë.

Sigurimi i tregjeve, i sasisë së domosdoshme të drithërave me cilësi janë ndër prioritetet kryesore të prodhuesve bujqësorë edhe gjatë këtij viti megjithë kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme. Këtë e tha Cvetan Berberov kryetar i bashkimit trak të prodhuesve të drithërave para stacionit regjional Stara Zagora të Radios Kombëtare Bullgare. “Është fakt se gruri, elbi, kolza, luledielli janë kultura bujqësore të cilat eksportohen, sepse tregu bullgar është i vogël”, theksoi ai.

Fushata pranverore e mbjelljes së lulediellit, misrit dhe kulturave të tjera të vonshme filloi me ritme të mira dhe me kohë. Pritet që të mbjellat e grurit, elbit dhe kolzës të jenë në gjendje të mirë për shkak të reshjeve gjatë marsit. Megjithëkëtë shqetësimet më të mëdha muajit e ardhshëm do të jenë me mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të njerëzve kështu që të jenë në gjendje të plotësojnë detyrimet e tyre.

Shqetësimi vjen nga fakti se secili është specialist në operacionet e veçanta dhe në se ndonjëri do të sëmuret atëherë duhet të ndryshohet tërë procesi i punës – thekson Cvetan Berberov. – Si prodhues dhe shtetas jemi për respektimin e rregullave dhe normave. Si kudo mbajmë maska, dezinfektojmë periodikisht dhe jemi të bindur, se izolimi social është varianti më i mirë. Por është e vështirë.

Doli se për shkak të qëndrimit më të gjatë në shtëpi për arsye të izolimit social dhe karantinës, konsumimi i ushqimeve po shtohet, dhe duket një nevojë të madhe për perime dhe fruta. Kjo sipas specialistit duhet të japë orientime të reja të prodhuesve bujqësorë, ndërsa shteti të mendojë të ndihmojë prodhimin vendor.

Redaktor: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga mesatare bruto për shtatorin ishte 2 580 leva (1 319.13 euro)

Paga mesatare mujore bruto për korrikun e vitit 2025 ishte 2 570 leva (1 314.02 euro), për gushtin – 2 497 leva (1 276.70 euro), dhe për shtatorin – 2 580 leva. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024, paga mesatare mujore u rrit me 12.0%, ku..

botuar më 25-11-16 7.20.PD

Kompanitë bullgare të “Lukoil” morën licencë të veçantë nga Mbretëria e Bashkuar

Të premten, 14 nëntor, Britania e Bashkuar lëshoi ​​një licencë të veçantë që u lejon bizneseve të vazhdojnë të punojnë me dy degë bullgare të kompanisë ruse të naftës “Lukoil” të sanksionuar, raportuan Reuters dhe BNR Horizont. Licenca e përgjithshme..

botuar më 25-11-14 5.21.MD

Banka Popullore e Bullgarisë publikoi sqarime se si do të shkruhet monedha e përbashkët – euroja

Banka Popullore e Bullgarisë (BNB), në rubrikën e saj “Pyetje dhe përgjigje” për aplikimin e euros, publikoi një sqarim se si do të shënohet dhe shkruhet monedha e përbashkët në përputhje me rregulloret e BE-së. Sipas kërkesës që emri i monedhës duhet..

botuar më 25-11-14 9.41.PD