Nxënësit kanë dëshirë të kthehen sa më shpejt në klasat e mësimit, pasi tashmë tri javë me radhë ata mësojnë në distancë. Sipas informacionit të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) 700 mijë nxënës dhe 60 mijë mësues bullgarë janë përfshirë në këtë proces. Në të njëjtën kohë2 mijë mësues dhe 70 mijë fëmijë bullgarë nuk kanë mundësi teknike për këtë.
Sipas Ministrit të Arsimit Krasimir Vëllçev janë parashikuar nga 1 deri në 2 mln leva nga programi “Shkenca dhe arsimi për rritjen inteligjente” për furnizimin e mësuesve me teknikën e domosdoshme. Operatorët mobilë nga ana e vet janë angazhuar për të krijuar wi-fi pika në lagjet dhe fshatrat me popullsi rome.
Mundësi të tjera për mësimdhënie jashtë klasave të mësimit janë puna me anë të telefonit, si dhe nëpërmjet materialeve mësimore që dorëzohen në shtëpitë e fëmijëve nga të ashtuquajturat “mediatorë arsimorë”. Pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme këta nxënës mund të kenë më shumë orë mësimore, premtoi Ministri.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës 95 për qind e nxënësve marrin pjesë në mësimdhënien elektronike. Krasimir Vëllçev rekomandon lehtësimin e regjimit shkollor nga 13 deri në 16 prill para pushimeve pranverore të cilat do të koincidojnë me festat e Pashkëve nga 17 deri në 20 prill.
Më të përgatitur për procesin digjital mësimor nga të gjitha 2400 shkollat në Bullgari janë ato private dhe kjo është e kuptueshme, sepse ato disponojnë resursin e domosdoshëm dhe nuk i përdorin dhomat virtuale të mësimit për herë të parë. Në skajin tjetër është arsimi i fëmijëve të të ashtuquajturave “grupe të rrezikuara”.Sipas Millko Stojanovit - “mediator arsimor” në lagjen me popullsi rome “Stolipinovo” në Plovdiv kushtet atje nuk lejojnë zhvillimin e mësimeve online.Meqenëse atje pothuajse nuk ka nxënës që disponojnë teknikën e nevojshme për zhvillimin e mësimeve në distancë, ai dhe mediatorët e tjerë i ndihmojnë fëmijët në mësimet në shtëpi – i sjellin materiale mësimore, u dërgojnë mësuesve detyrat e shkruara të shtëpisë etj.
Nga pikëpamja e prindërve arsimi në distancë është i vështirë, por i mundshëm, është e mendimit Feride Jusein, nënë e një djali në klasën e parë dhe e dy vajzave në klasën e katërt dhe në klasën e shtatë. Të gjithë ata i shohin së bashku videot në sajtin ucha.se, dëgjojnë incizimet e mësimeve dhe plotësojnë teste të ndryshme, të cilat u dërgojnë mësuesve me anë të Wiber dhe Messenger. Vetë Feride Jusein do të japë provime studentore, që të bëhet mësuese. Si mediatore në një kopsht fëmijësh në qytetin Plovdiv ajo viziton çdo ditë mëhallët, që të sqarojë rreziqet e koronavirusit dhe t’i inkurajojë njerëzit për të mbajtur një higjienë të mirë. Ata nga ana e vet e mirëpresin me fjalët: “Kur do të fillojë të punojë kopshti i fëmijëve”
Edhe në qytetin e vogël Vërshec 95 për qind e fëmijëve mësojnë online. Ditët e para ishin më të rënda, derisa të hyjnë në ritëm të gjithë, thotë mësuesja Venisllava Zamfirova, e cila aktualisht punon si pedagoge në shkollën e mesme “Ivan Vazov”.
“Nuk mund të them se ky lloj mësimdhënieje është kaq i vështirë, sepse mësuesi është i zhdërvjellët – vuri në dukje ajo para Radio Vidinit. – Kjo që na shqetëson më shumë është pamundësia të dalim jashtë dhe të shëtitim. Jam optimiste dhe mendoj se gjithçka do të mbarojë në fund të prillit dhe do ta rivendosim përsëri ritmin e vjetër, edhe pse me pak vështirësi.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..