Bordi Drejtues i Bankës Popullore Bullgare përcaktoi rendin sipas të cilit do të bëhet shtyrja e pagesave të kredive ndaj bankave në lidhje me gjendjen e jashtëzakonshme, në të cilën ndodhemi nga 13 marsi për shkak të koronavirusit.
Sipas dokumentit pagesat e lidhura me borxhet do të mund të shtyhen deri më 6 muaj. Aplikimet për këtë mund të paraqiten deri më 22 qershor. Do të ketë tri mundësi për shtyrje – e para është mbi kapitalin fillestar, e dyta – mbi kapitalin fillestar dhe mbi interesin, dhe e treta – mbi produktet revolvuese. Të drejtën t’i shtyjnë pagesat e kredisë do ta kenë vetëm kredimarrësit e mirë.
Vetëm dy ura lidhin Bullgarinë dhe Rumaninë përgjatë kufirit tonë të përbashkët lumor prej 475 kilometrash - ky është një deficit transporti dhe një "perde e hekurt" e re në BE. Kjo u theksua nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Grozdan..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Në orët e mëngjesit, do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në vende të ndryshme në Fushën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Epërme Trake. Gjatë..
Rumen Radev njoftoi se nga 20 tetori i këtij viti do të udhëtojë për punë me makinën e tij personale. "Kur të miratojnë një ligj që i detyron njerëzit të bëjnë punë shtetërore me makina personale, unë do të jem në solidaritet me ta", e justifikoi ai..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në Sofje – 4°. Në mëngjes, dukshmëria do të zvogëlohet në disa vende të ulëta dhe..
Partnerët e koalicionit u mblodhën herët në mëngjes në një mbledhje në Kuvendin Popullor për të diskutuar një riformatim të mundshëm të qeverisë. Për..
Kryetarja e grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian, Valérie Hayer, kërkoi që Komisioni Evropian të dërgojë urgjentisht një mision në Bullgari..