Në një mbledhje të jashtëzakonshme qeveria bullgare miratoi programin për garantimin e kredive pa interes në mbrojtje të njerëzve të cilët nuk kanë mundësi për të punuar për shkak të pandemisë së Covid-19. Programi është përpunuar nga Banka Bullgare për Zhvillim dhe janë parashikuar 100 mln euro (200 mln leva) për realizimin e tij. Çdo një person i cili u përgjigjet kushteve të aplikimit do të ketë të drejtën e kreditit deri në 2 250 euro /4 500 leva/ me afat pagimi deri më 5 vjet dhe akoma 6 deri në 24 muaj deri në shlyerje të borxhit.
Një rrjet i madh kriminal për trafikim të vlerave kulturore dhe pastrim parash është shkatërruar nga Prokuroria Bullgare, Drejtoria e Përgjithshme për Luftimin e Kriminalitetit të Organizuarpranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së..
Regjimi për importimin e mallrave bujqësore nga Ukraina do të mbetet i nënshtruar licencimit vitin e ardhshëm. Kjo është e qartë nga një deklaratë e publikuar nga ministritë e ekonomisë, mjedisit dhe të bujqësisë, e cila parashikon vazhdimin e regjimit..
Sindikata e punonjësve administrativë “Podkrepa” fillon një sërë aksionesh proteste në administratat kryesore shtetërore në të gjithë vendin, raporton BGNES. E para prej tyre është sot, 20 nëntor, në mesditë përpara Zyrës Qendrore të Institutit..
Pres që në Sofje parlamentarët nga shtetet anëtare të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC) të marrin vendime..
Ministria e Inovacionit dhe Rritjes do të investojë gati 115 milionë euro në vitin 2026 në një infrastrukturë kombëtare për komunikime të sigurta..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – rreth 9°. Në mëngjes do të ketë mjegull dhe shikueshmëri të dobësuar mbi..