Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Portrete nën karantinë

Bashkim dhe shumë buzëqeshje në projektin e ri të fotografes Ivelina Çollakova

Vallë, a është e mundshme që jeta nën karantinë të mos jetë e mërzitshme dhe monotone, por laramane plotë shumë ndjenja? Këtë e vërteton Ivelina Çollakova me projektin e saj të ri me fotografi. Familje të buzëqeshura shikojnë nga dritaret dhe ballkonet duke realizuar takime jo tradicionale nga larg. Dhe kur zemra është e gëzuar nga kjo se jemi në shtëpi bashkë me njerëzit që duam, situata nuk është aq e tmerrshme.

Ideja i përket fotografit Adas nga Lituania. Me dron ai bëri portrete të njerëzve të cilët ishin nën karantinë në qytetin e tij Vilnius,– tregon Ivelina Çollakova. – E pëlqeva idenë që në këtë mënyrë të ruhet kujtimi për këtë periudhë, kur Bullgaria është nën karantinë. U drejtova lutje miqve të mi të përfshihen në këtë ide. Shfrytëzova objektivin me fokusin me gjatësi më të madhe kështu që të bëj fotografitë nga larg. Kështu i fotografova në dritare, në oborrin e shtëpisë ku jetojnë, në ballkon.”

Lutjes së fotografes iu përgjigjën aq shumë miq dhe klientë të saj saqë ajo nuk arriti të shkojë te të gjithë ata që shfaqën dëshirë të përfshihen në projektin hashtag#mbetemnështëpi. Megjithëkëtë ajo është me shpresë se do të vazhdojë të fotografojë gjatë kësaj periudhe të vështirë për të gjithë. Si Ivelina Çollakova i shikoi familjet përmes objektivit?

Pash njerëz të lumtur dhe të buzëqeshur se janë bashkë. Të gjithë ishin me mendime pozitive, dukeshin të qetë dhe shpresoj që kjo në të vërtetë të jetë ashtu, sepse kur njerëzit janë bashkë, më lehtë përjetojnë kriza të tilla – mendon Ivelina Çollakova dhe shton se përshtypje më të madhe i bëri gëzimi i të gjithëve nga këto takime. – Me ata njerëz nuk kemi takuar që prej kohe, prandaj emocioni për të gjithë ishte i madh. Duke qëndruar në shtëpi nuk kemi kontakte sociale jashtë Internetit. Prandaj është një kënaqësi e madhe të takosh dikë.”

Në sesionin fotografik u përfshin edhe fqinj. Më të lumtur në të gjitha fotografitë duken fëmijët me vizatime lara-lara në duar dhe me mesazhe “Mbeteni në shtëpi”, “Jini të qetë” e shumë të tjera.


Dëshiroj t’u them njerëzve në izolim të qëndrojnë në shtëpi kështu që sa më shpejtë të kalojmë përmes kësaj krize, dhe ajo të mbetet në të kaluarën tonë – thekson Ivelina Çollakova. – Një ditë do të shikojmë prapa dhe shpresoj që me buzëqeshje do të tregojmë përjetimet tona në këtë periudhë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Ivelina Çollakova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një film bullgar triumfoi në një festival në Shqipëri

Filmi bullgar "Dita kur ajo do të lindë", me regji dhe skenar nga Emil Spahijski (në bashkautorësi me regjisorin rumun Bogdan Mureshanu), i bazuar në tregimin me të njëjtin titull nga shkrimtarja Jordanka Beleva, fitoi Çmimin e Publikut në..

botuar më 25-09-17 9.36.PD

Një dekadë në 18 000 fotografi – Sofja përmes syve të Ivan Shishiev

10 vite dhe 18 000 fotografi të publikuara – ky është bilanci i Ivan Shishiev, i cili lejoi veten të hedhë një vështrim të shkurtër pas në dekadën e kaluar. Vite, në të cilat ai ka fiksuar pa numër momente, fytyra dhe vende simbolike në kryeqytetin..

botuar më 25-09-17 7.00.PD

Fillon edicioni i 43-të i Festivalit të Filmit Bullgar Artistik "Trëndafili i Artë"

Nga 16 deri më 23 shtator 2025, Varna bëhet përsëri kryeqyteti i kinemasë bullgare. Edicioni i 43-të i Festivalit të Filmit Bullgar Artistik "Trëndafili i Artë" do të mbahet në Qendrën e Festivaleve dhe Kongreseve në qytet. Publiku do të ketë..

botuar më 25-09-16 6.00.PD