Deri tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Bullari është 856 veta. Rastet aktive janë 671. Rastet e reja të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit janë 40. 16 prej tyre janë vendosur në spital. Rritja në krahasim me ditën e djeshme është 4.8 për qind. Nga të infektuarit e rinj 15 janë në Sofje, 9 në Vidin, 5 në Stara Zagora, 4 në Burgas, 3 në Haskovo, nga një në Bllagoevgrad, Gabrovo, Ruse dhe Sliven. Ndër ta ka një foshnjë dy mujore në Burgas dhe një fëmijë 9 vjeç nga Paniçerevo.
69 punonjës mjekësorë janë infektuar me Covid-19, ose 8% e të gjithë të infektuarve. Ndër ta nuk ka të sëmurë në gjendje të rëndë.
Në qytetin Vidin (Bullgari Veriperëndimore) pranë lumit Danub nuk mjafton personeli mjekësor dhe një pjesë prej pacientëve i drejtohen qytetit Llom.
Pacientët e shëruar janë 153, ose 17.7% e të infektuarve.
Sofja mbetet qyteti me më shumë të infektuar me Covid-19 – gjithsej 510.
Shefi i Shtabit Operativ Kombëtar gjen. Vencisllav Mutafçijski deklaroi se Bullgaria tashmë disponon një plan për dobësimin e masave, duke u ndjekur situata në mbarë botën.Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Në orët e mëngjesit, do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në vende të ndryshme në Fushën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Epërme Trake. Gjatë..
Rumen Radev njoftoi se nga 20 tetori i këtij viti do të udhëtojë për punë me makinën e tij personale. "Kur të miratojnë një ligj që i detyron njerëzit të bëjnë punë shtetërore me makina personale, unë do të jem në solidaritet me ta", e justifikoi ai..
Ambasadori sllovak Vasil Grivna u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme për deklaratat zyrtare të bëra nga Presidenti sllovak Peter Pellegrini gjatë vizitës së tij në Shkup më 14 tetor. Deklaratat kishin të bënin me vlerësime të papranueshme të bëra..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje - 9. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me re dhe në shumë vende do të ketë shi...
Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti..
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind,..