Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

9 aksidente të mëdha rrugore janë bërë në Bullgari gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme

Foto: BGNES

Qendra Evropiane për Politikat e Transportit bëri të ditur se gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme në Bullgari, e cila u shpall më 13 mars 2020, janë bërë 9 aksidente të mëdha rrugore. Që nga fillimi i vitit deri tani në Bullgari ka pasur gjithsej 19 aksidente të tilla me 4 viktima. Zakonisht shkaku është sjellja e shoferëve, e cila nuk ka qenë në përputhje me kushtet rrugore.

Pas përfundimit të situatës së krizës Qendra Evropiane për Politikat e Transportit do të kontrollojë segmentin e autostradës “Marica”, ku më 3 prill u bë një aksident me 22 mauna dhe u plagosën 7 veta. Nga Qendra ngulin këmbë që Bullgaria të vendosë masa më të rrepta për parandalimin e incidenteve të tilla.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Numri i studentëve të huaj në universitetet bullgare është në rritje

Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të BTA-së mbi menaxhimin akademik. Interesi në rritje i detyrohet jo vetëm tarifave, por edhe cilësisë së..

botuar më 25-06-21 1.05.MD

Me pishtarë dhe kurora me barishte, në Dellçevo festojnë Ditën e Enjos

Fshati Dellçevo, komuna e qytetit Goce Dellçev, po rivendos traditën e festimit të Ditës së Enjos (Enjovden) me një program dyditor më 21 dhe 22 qershor, njoftoi komuna e qytetit Goce Dellçev. Ngjarjet do të nisin më 21 qershor me një procesion nga..

botuar më 25-06-21 5.20.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 18°. Në Sofje, do të jetë 11°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Para mesditës, do të ketë vranësira më të konsiderueshme mbi Bullgarinë Qendrore Veriore dhe Srednogorie,..

botuar më 25-06-20 7.40.MD