Gjatë 24 orëve të fundit janë ripohuar 19 raste të reja të Covid-19 në Bullgari. 8 prej të sëmurëve janë vendosur në spital. Rritja është me 2.2% në krahasim me ditën e djeshme. Kështu numri i të sëmurëve është 884, 689 prej të cilëve janë me simptoma të shfaqura. Në spitale ka 246 pacientë, 35 prej tyre janë në repartet intensive.
Në Sofje ka gjithsej 521 raste. 138 janë në spital, 23 – në repartet intensive. Deri tani nga Covid-19 në Bullgari kanë vdekur 42 veta.
Shefi i Shtabit Operativ Kombëtar gjen. Vencisllav Mutafçijski bëri të ditur se po zhvillohet monitorim i vdekshmërisë së përgjithshme në vend, në krahasim me vdekshmërinë nga Covid-19, që të shihet nëse ka mortalitet të fshehur, që nuk është përfshirë në statistikë.
Fillon rimëkëmbja graduale e punës së spitaleve. Javën tjetër rifillojnë konsultimet në repartet gjinekologjike dhe në ato të pediatrisë. Rivendoset edhe programi kombëtar i imunizimit.Mbi 20 artistë nga Bullgaria, Gjermania, Italia, Holanda, Franca dhe Republika Çeke do të marrin pjesë në edicionin e tretë të festivalit Sofia Experimental nga 5 deri më 9 nëntor. Në serinë e koncerteve, leksioneve, prezantimeve dhe punëtorive..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa në Sofje rreth 7°C. Gjatë ditës , vranësirat do të mbeten të dendura; në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Juglindore dhe në rajonet malore, do të ketë reshje të lehta..
Presidenti Rumen Radev ua dorëzoi flamurin kombëtar pjesëmarrësve në Ekspeditën e 34-të Bullgare në Antarktidë. Në një ceremoni në Presidencë, flamuri u pranua nga kreu dhe doajen i studimeve bullgare në kontinentin e bardhë, Prof. Hristo..
Përfitimet e papunësisë në Sofje vazhdojnë të jenë mbi pagën minimale, sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Ato janë..
Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në..
Anija kërkimore "Shenjtorët Kirili dhe Metodi" (NIK 421) u nis nga Varna pas një ceremonie solemne të nisjes në Stacionin Detar. Në udhëtimin e saj të..