Aderimi në ERM II dhe në Bashkimin Bankar është hapi i vetëm shpëtimtar për Bullgarinë. Kryeministri Bojko Borisov deklaroi se është i bindur në këtë gjë, sidomos në se kriza me Covid-19 do të vazhdojë më shumë. Borisovi kujtoi se mekanizmi i përbashkët bankar është garanci për transparencë edhe të bankave bullgarë.
Mendoj se BE-ja është vendi më i mirë për ne dhe po të dëshirojmë të jemi pjesë e familjes së përbashkët evropiane, atëherë do të ndajmë gjithçka – edhe të mirën edhe të keqen, shtoi Borisovi dhe nënvizoi se nuk ka frikë për shkak të borxheve të Gjermanisë, e cila është me Produkt të Brendshëm Bruto të madh.
Vetëm çdo ditë lutem për Gjermaninë – të rimëkëmbet sa më shpejtë, sepse pjesa më e madhe e industrisë sonë është lidhur me këtë ekonominë gjermane, shtoi Kryeministri .
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..