Hotelet në Sofje akomodojnë njerëz nën karantinë në vend të turistëve. Kjo është një nismë që filloi në kryeqytet, por interes për të tregojnë dhe afaristë nga qytetet bregdetare Varna dhe Burgas. 350 euro kushton qëndrimi i një personi në hotel për një javë, shpjegoi në intervistë për gazetën “Trud” pronari i një hoteli.
Çmimi përfshin akses në internet, television kabllor, tri ushqime në ditë me mundësi për zgjedhjen të ushqimeve. Nëpunësit e hotelit janë gati të kryejnë pazarin e përditshëm të të akomoduarve. Gjatë kohës së qëndrimit njerëzit nuk dalin jashtë dhomës, kurse policia ka mundësi të kontrollojë në vend se si zbatohen rregullat e karantinës.
Ne duhet të jemi gati për skenarin më të keq, sepse situata u përshkallëzua pas sulmit të drejtpërdrejtë të Iranit kundër Izraelit, tha për BNT ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. “Kemi hapa reagimi, që është përshkallëzimi i radhës”, theksoi..
Nëse zgjedhjet mbahen në fillim të tetorit, 6 parti dhe koalicione hyjnë në parlamentin e 51-të, sipas një sondazhi të Agjencisë “Market Links” të porositur nga bTV. GERB-SDS fiton 23.1 për qind. “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” dhe..
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 15°, në Sofje 13°. Maksimumi do të jetë nga 26 deri në 31°, në kryeqytet do të jetë 28°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell në Bullgarinë Qendrore dhe Lindore. Vranësirat do të..
Besimi në NATO (40,1%) dhe BE (59,5%) në Bullgari rritet përkatësisht me 8 dhe 5 për qind, krahasuar me vitin 2023, sipas një studimi të Gallup..
Me titullin: "Të jetosh ëndrrën tënde të një pensionisti bullgar", gazeta britanike "Daily Mail Online" publikoi një letër të gjerë të Simon Hill,..