Ekonomia bullgare nuk mund të mbetet gjatë në regjimin e karantinës. Çdo ditë kontrollohen të dhënat dhe bëhen analiza. Këtë e tha në intervistë për BNT zëvendës kryeministri Tomisllav Donçev. Po përgatitet kthimi gradual tek ritmet normale të funksionimit të ekonomisë sonë në përputhje me liberalizimin e masave të rekomanduara nga Shtabi kombëtar për kundërvënien e koronavirusit.
Sipas fjalëve të Donçevit 55-60% prej ekonomisë punon, por ka dhe sektorë të tërë, të cilët nuk funksionojnë, sepse s’kanë porosi. Ai shpjegoi se industria bullgare është orientuar drejt eksportit dhe shprehu shpresë se ajo mund të zgjerojë praninë e vet në Evropë. Sipas fjalëve të tij sistemi për mbështetjen e firmave në kushtet e krizës është lehtësuar në mënyrë që sa më shumë njerëz të mund ta përdorin atë.
Mbledhja e sotme e Këshillit të Ministrave miratoi fonde për të mbështetur viktimat e përmbytjeve, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov në një konferencë për shtyp. "3000 leva /rreth 1500 euro/ do të jepen si..
Një shi i rrëmbyeshëm nga mbrëmja e kaluar përmbyti nënkalimet në kryeqytetin tonë të Detit të Zi, Varnën, dhe shkaktoi rrëshqitje toke në rajone të ndryshme të vendit. Në Veliko Tërnovo /Bullgaria Qendrore/, lumi Jantra ka arritur 2 metra e 20..
Ekspozita ndërkombëtare “Turizmi kulturor” mbledh pjesëmarrës nga Bullgaria dhe jashtë vendit nga 8 deri në 10 tetor në Veliko Tërnovo, raportoi BTA. Eventi, i cili mbahet për herë të 20-të, kombinon dy sfera kryesore të jetës në kryeqytetin e..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në Sofje - 4°. Gjatë ditës, do të ketë vranësira të shpërndara mbi vendin, në shumicën e..
Viti aktual 2025 është një vit jubilar për Shoqatën Bullgare të Teknologjive të Informacionit, e cila feston solemnisht 30-vjetorin e saj sonte...
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme në pjesën më të..