Pasi inspektoi “Parkun Jugor” në Sofje, i cili që nga sot është i hapur për vizita për prindërit me fëmijët e tyre, gratë me barrë dhe për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të bëjnë sport individualisht, Kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova bëri thirrje për respektimin e rregullave gjatë shëtitjeve në 10 parqet e mëdha në kryeqytet, të cilat u hapën sot.
Në qoftë se gjatë disa ditëve në vazhdim vizitat në parqe mbahen sipas rregullave të shpallura nga autoritetet, atëherë mund të mendojmë edhe për hapjen e malit Vitosha afër kryeqytetit, tha gjithashtu Jordanka Fandëkova dhe rikujtoi se sipas ekspertëve ende nuk ka arsye për dobësimin e masave kundërepidemike.
Në hyrjet, daljet dhe vendet kyçe në parkun e inspektuar ka nëpunës të Policisë Bashkiake, të cilët përgjigjen për respektimin e rendit publik.Me rastin e festës së aviacionit dhe Forcave Ajrore Bullgare, sot, më 16 tetor, në orën 09:00, do të vendosen lule dhe kurora në Monumentin e Aviatorit, në Rrugicën e Aviatorit pranë Asamblesë Kombëtare në kryeqytet, njofton Ministria e Mbrojtjes...
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në Sofje - 4°. Gjatë ditës, do të ketë vranësira të shpërndara mbi vendin, në shumicën e rajoneve - të konsiderueshme. Shi i lehtë do të bjerë në disa vende në pjesët juglindore dhe malore..
Zgjedhjet e parakohshme nuk do t'i ndihmojnë askujt. Nëse zgjedhjet mbahen tani, qeveria teknike nuk do të ketë fuqi për të hartuar buxhetin më të vështirë në 30 vitet e fundit. Këtë e deklaroi presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në..
Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti..
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind,..