Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova bëri thirrje për respektimin e rregullave gjatë shëtitjeve në parqe

Kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova
Foto: BGNES

Pasi inspektoi “Parkun Jugor” në Sofje, i cili që nga sot është i hapur për vizita për prindërit me fëmijët e tyre, gratë me barrë dhe për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të bëjnë sport individualisht, Kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova bëri thirrje për respektimin e rregullave gjatë shëtitjeve në 10 parqet e mëdha në kryeqytet, të cilat u hapën sot.

Në qoftë se gjatë disa ditëve në vazhdim vizitat në parqe mbahen sipas rregullave të shpallura nga autoritetet, atëherë mund të mendojmë edhe për hapjen e malit Vitosha afër kryeqytetit, tha gjithashtu Jordanka Fandëkova dhe rikujtoi se sipas ekspertëve ende nuk ka arsye për dobësimin e masave kundërepidemike.

Në hyrjet, daljet dhe vendet kyçe në parkun e inspektuar ka nëpunës të Policisë Bashkiake, të cilët përgjigjen për respektimin e rendit publik.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kreu i GERB flet për riformatimin e shumicës qeverisëse

Nuk do të kemi më kuorum në parlament. Kjo u deklarua nga Bojko Borisov, kreu i GERB, partisë që mban mandatin e qeverisë së zgjedhur nga shumica parlamentare. Fjalimi para grupit parlamentar të partisë dhe Kryeministrit Rosen Zheljazkov u transmetua..

botuar më 25-10-15 9.02.PD

Parashikimi i motit për 15 tetorin

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme në pjesën më të madhe të vendit dhe në disa vende në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje, më të..

botuar më 25-10-14 7.15.MD

Shoqata Bullgare e Teknologjive të Informacionit mbushi 30 vjeç

Viti aktual 2025 është një vit jubilar për Shoqatën Bullgare të Teknologjive të Informacionit, e cila feston solemnisht 30-vjetorin e saj sonte. Duke folur për BTA, Kryetarja e Bordit të Drejtorëve të Shoqatës Irina Radoeva vuri në dukje se..

botuar më 25-10-14 5.55.MD