Shtabi Operativ Kombëtar për luftimin e koronavirusit në brifingun mëngjesor më 29 prill njoftoi, se brenda 24 orëve të fundit në Bullgari u regjistruan 50 raste të reja të Covid-19. Prej tyre 20 u vendosën në spital. Në Sofje u zbuluan 13 raste të reja, ndërsa në qytetin Pllovdiv – 11 të përqendruara në dy familje. Rajonet aktive ku u zbuluan rastet janë 11. Kështu të infektuarit me koronavirus në Bullgari u bënë 1437, prej të cilëve 1134 janë aktiv. Ndër personelin mjekësor u zbuluan 5 raste të reja dhe kështu të infektuarit bëhen 155. Brenda 24 orëve të fundit vdiqën 3 veta dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve u bë 61.
Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët dhe pothuajse pa erë. Në orët e mëngjesit të së martës, vende-vende në ultësira dhe në rajonet lindore pritet rritje e përkohshme e vranësirave dhe dukshmëri e reduktuar. Temperaturat minimale do të jenë..
Bullgaria kremtoi 117-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së saj. Qendra e festimeve ishte ish-kryeqyteti Veliko Tërnovo, por aktivitete festive u zhvilluan në mbarë vendin. Veliko Tërnovo është qendra e kremtimit të përvjetorit të 117 të..
Trafiku në bulevardin “Carigradsko Shose” në Sofje u bllokua për shkak të dy protestave të njëkohshme – nga banorët e lagjes Gorubljane dhe ata të lagjes “Druzhba 2”. Protesta e banorëve të lagjes “Druzhba” lidhet me punimet e planifikuara të..
Anija ushtarake kërkimore-shkencore bullgare “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” (NIK 421) do të niset për herë të katërt drejt Antarktidës më 7 nëntor,..
Trafiku në bulevardin “Carigradsko Shose” në Sofje u bllokua për shkak të dy protestave të njëkohshme – nga banorët e lagjes Gorubljane dhe ata të lagjes..
Kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalija Kisellova, mori pjesë në kremtimin zyrtar të 117-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë në qytetin..