Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

1 maji – për historinë e festës ndërkombëtare të punës në botë dhe te ne

Foto: BGNES

1 maji shënohet si Ditë Ndërkombëtare e Punës në shumë vende. Historia e kësaj feste lidhet ngushtë me luftërat për punë të denjë dhe pushim. Veprimet e para të suksesshme për vendosjen e ditës tetorëshe të punës ishin në Australi. Më 21 prill të vitit 1856 punëtorët nga minierat e gurëve dhe ndërtuesit ndërprenë punën e tyre dhe organizuan një manifestim të protestës. Ai përfundoi me një demonstratë të madhe para godinës së Parlamentit. Protesta e punëtorëve në Australi gjeti një përkrahje të gjerë ndërkombëtare.

30 vjet më vonë – më 1 maji të vitit 1886, në SHBA u organizua një grevë e madhe për vendosjen e ditës tetorëshe të punës. Në të morën pjesë afro 350 mijë veta. Në mënyrë dramatike u zhvillua greva në Çikago. Më 3 maj policia hapi zjarr kundër grevistëve dhe vrau disa veta. Shumë të tjerë ishin të plagosur. Si shenjë proteste kundër dhunës, ditën tjetër, më 4 maj, u organizua një miting. Një anarkist, i pazbuluar edhe më sot, hodhi një bombë kundër policëve dhe vrau një prej tyre. Në turbullirën që pësoi kishte të vrarë nga të dyja anët, ndërsa të plagosurit ishin dhjetëra. U arrestuan liderët sindikalë dhe botimet e bashkimeve profesionale u ndërprenë. Tetë nga të arrestuarit u akuzuan në konspiracion dhe vrasje. Katër prej tyre ishin të varur në vitin 1887, njeri u vetvra, ndërsa tre të tjerët u shfajësuan në vitin 1893. Në një sërë vendesh evropiane u organizuan protesta dhe fonde për përkrahje të të dënuarve. Rezultatet reale nga trazirat në Çikago garantuan lirinë e fjalës, lirinë e shtypit, të drejtën e bashkimit të lirë, të drejtën e barazisë para sistemit gjyqësor dhe të drejtën e punëtorëve të organizohen dhe të luftojnë për përfitime sociale, siç për shembull është dita tetorëshe e punës. Në vitin 1889 në kongresin e vet në Paris Internacionalja Socialiste shpalli 1 majin Ditë Ndërkombëtare të Punës.

Nga viti 1890 e këtej 1 maji filloi të kremtohet në shumë vende të mbarë botës. Po atë vit në Bullgari, Shoqata Tipografike Bullgare zhvilloi një protestë nën parullën për ditë tetorëshe të punës. Manifestimet e para në masë u organizuan në vitin 1893 në qytetet më të mëdha – Sofje, Pllovdiv, Vidin. Në vitin 1939, 1 maji u shpall festë zyrtare. Në një artikull botuar në fund të viteve 30-të të shekullit XX në faqet e gazetës “Zora”, publicisti i njohur me pseudonimin Brëshljan shkroi: “Punëtorët bullgarë, të cilët sot do të shënojnë Ditën e Punës, janë me ndërgjegjen se mirëqenia e Bullgarisë është garancia më e madhe e përmirësimit të gjendjes së tyre materiale dhe e zhvillimit kulturor. Dhe në se në të gjitha vendet arrihet një nivel i lartë kulturor, kjo do të garantojë sigurinë botërore, për të cilën të gjithë ëndërrojnë. Kështu që Dita e Punës është një festë e kulturës kombëtare dhe mbarë njerëzore, është një festë e paqes kombëtare dhe ndërkombëtare.”




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Muzeu Rajonal Etnografik – Plovdiv

Në Plovdiv hapet Muzeu i hekurit të hekurosjes – i vetmi në Ballkan

Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..

botuar më 25-11-20 8.00.MD

Dhjetëra çifte në Dimitrovgrad festuan dasmën e tyre të artë

Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..

botuar më 25-11-20 4.05.MD

Stela Nedkova dhe këndi i saj bullgar në Bruksel – restorant me gatime tradicionale

Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..

botuar më 25-11-18 8.00.MD