Fjala “epidemos” /nga greqishtja e vjetër/ do të thotë “mbi popullin”, ndërsa “pandemos” – “të gjithë popujt”. Në histori epidemitë dhe pandemitë gjithmonë kanë rirenditur në mënyrë dramatike shtresat gjeopolitike. Por gjithmonë ka pasur popuj, të cilët më mirë kanë shfrytëzuar rrethanat në favor të interesave të veta. Ata kanë kaluar dhe kalojnë përmes sprovave të përbashkëta duke mundur të imponohen mbi të tjerët.
Në periudhën e të ashtuquajturës Murtaja e Justinianit në mesin e shekullit të VI-të, Perandoria Romake Lindore (Bizantine) u shpopullua. Historiani nga periudha e antikitetit Prokopi i Çezaresë e përshkroi atë që e ka parë kështu:”...në periudhën e viteve 535-536 ndodhi një çudi e madhe: gjatë gjithë vitit dielli mezi, mezi ndriçonte, si hëna, pa rreze, sikurse kishte humbur forcën e vet dhe pushoi së qeni si më përpara, i pastër dhe me një shkëlqim të ndritshëm dhe të qartë. Qëkurse filloi kjo gjë nuk pushuan luftërat mes njerëzve, as fatkeqësi të tjera të ndryshme, të cilat sillnin me vete vdekjen.”Ftohja pasuese shkaktoi një rënie të mprehtë në bujqësi dhe uri kudo në botë. Rifilluan sulmet e hunëve dhe të sllavëve në jug nga Danubi. Në Perandorinë Qiellore /Kina/ 80% nga popullsia vdiq nga uria.
Në kohën e perandorit Justinian II (685-689, 705-7011) ka një errësim të dytë të diellit, ndoshta për shkak të shpërthimit të vullkaneve. Në vazhdim të një viti janë vërejtur pa ndërprerje dhe Dritat e Veriut. Murtaja e Justinianit vazhdoi në 18 valë deri në vitin 750. Nga turbullirat u përfituan sllavët dhe bullgarët. Ata vendosen në mënyrë të qëndrueshme në Ballkan. Pritja e fundit të botës në atë kohë është përshkruar në fragmente të ikonave prej qeramike nga Vinica (sot qytet në Maqedoninë e Veriut), ku bullgari dhe sllavi janë pikturuar si dy nga katër kalorësit e Apokalipsit. Perandoria është ndryshuar kaq shumë, saqë që të mund të shpëtojë, ka adoptuar dhe ka filluar të përdorë një pjesë nga legjislacioni i popullsisë së re sllave në rendin e vet juridik dhe ekonomik.
Pas vitit 1347 ndër shkaqet për suksesin marramendës të sulltanëve shumë historianë përmendin murtajën në Evropë. Në rajonet e ndryshme të kontinentit “Vdekja e Zezë” ka prekur mbi gjysmën e popullsisë. Po kjo murtajë erdhi nga Kina në Evropë jo pa ndihmën e pushtuesve mongolë. Por nuk duhet të harrojmë se çdo një epidemi është armik si për ata të cilët mbrohen, ashtu dhe për pushtuesit. Shkaqet për suksesin e osmanlinjve si pushtues janë të tjerë. Në kohën e sundimit të Justinianit I (527-562) dhe të Justinianit II (685-711) , Perandoria Bizantine duke mbrojtur veten arrinte të absorbonte një pjesë nga pushtuesit. Por, gjatë shekullit të XIV-të tabloja u ndryshua krejt. Bizanti falimentoi, nga perandoria e madhe ka mbetur vetëm hije të shpartalluar. Që të gjithë rreth tij luftonin për copat e trojeve të tij. Që të gjithë ëndërronin të ndërtonin perandori të veta. Më shumë suksese arriti nisma e osmanlinjve. Ata me mjeshtëri më të madhe kopjuan politikat e suksesshme të modelit bizantin për mobilizimin e njerëzve dhe të resurseve në ekspansionin e vet.
Historianët pohojnë se, në Evropën Perëndimore dhe Lindore ka reagime të ndryshme lidhur me murtajën e shekullit të 14. Jo pa ndihmën e trazirave, fshatarët e shpëtuar në Perëndim janë liruar nga tatime dhe detyrime të shumta feudale. Për shkak të mungesës së krahut të punës filluan t’ua paguajnë më mirë punën. Por në Lindje jeta e fshatarëve u bë akoma më e mjerë, me më shumë taksa dhe detyrime.
Sado rrezikuese të jenë analogjitë historike ka disa pasoja të përbashkëta nga pandemitë gjatë të gjitha epokave. Paratë gjithnjë zhvlerësohen mjaft, çmimet rriten deri në gjetjen e një ekuilibri të ri. Rënia demografike dhe ekonomitë e shkatërruara rritin çmimin e punës së njeriut.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..
Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..
Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..