Numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 në Bullgari arriti 1588 veta. Gjatë 24 orëve të fundit u testuan 1126 veta nga të cilët u zbuluan 47 raste të reja. Më shumë prej tyre 22 janë në qytetin Vidin të Bullgarisë Veriperëndimore. Krahina e re ku u përhap infektimi është Razgrad me një të sëmurë. Vetëm krahina e qytetit Tërgovishte nuk ka të infektuar të regjistruar.
1232 nga rastet e Covid-19 janë aktive. Brenda 24 orëve të fundit vdiqën 3 të sëmurë duke përfshirë dhe një mjeke 43 vjeçare. Kështu të vdekurit nga virusi u bënë 69. Pacientët që u shëruan janë 287 veta.
Sipas bashkësisë ndërkombëtare të ekspertëve pritet që aktiviteti i infeksionit të koronavirusit të vazhdojë nga 18 deri në 24 muaj. Për këtë arsye çdo vend duhet të gjejë bilancin midis masave kundër epidemisë dhe rivendosjes së jetës ekonomike dhe shoqërore. Duke analizuar situatën në vend Bullgaria do të liberalizojë aktivitetet me etapa.
Që nga data 2 maj me vendim të kryeministrit Bojko Borisov Shtabi Operativ Kombëtar nuk do të japë brifingjet e përditshme. Informacioni për situatën në vend do të paraqitet në formën e përmbledhjeve.
Në një takim në Berlin me Annette Kroeber-Riehl, zëvendëspresidente e çështjeve qeveritare dhe politikave publike për Evropën në Google, Ministri i Qeverisjes Elektronike Valentin Mundrov tha se partneriteti midis Bullgarisë dhe gjigantit të..
Menaxheri special komercial i sapoemëruar i "Lukoil Neftohim Burgas", Rumen Specov, shkarkon Evgeni Manjahin nga detyra e kryetarit të Bordit Drejtues të "Lukoil Neftohim Burgas" dhe i heq autoritetin e tij për të përfaqësuar kompaninë, raportoi BTA...
81.2% e bullgarëve nuk besojnë se demokracia në Bullgari është reale, 78.2% dyshojnë se tranzicioni ka mbaruar dhe 57.6% nuk janë të bindur se ekziston një ekonomi tregu funksionale në vendin tonë. Të dhënat janë nga një anketë e pavarur nga..
Pres që në Sofje parlamentarët nga shtetet anëtare të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC) të marrin vendime..
Ministria e Inovacionit dhe Rritjes do të investojë gati 115 milionë euro në vitin 2026 në një infrastrukturë kombëtare për komunikime të sigurta..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – rreth 9°. Në mëngjes do të ketë mjegull dhe shikueshmëri të dobësuar mbi..