Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kisha Ortodokse Bullgare respekton Shën mbretin Boris I Pagëzori

Foto: arkiv

Më 2 maj Kisha Ortodokse Bullgare respekton Shën mbretin Boris I Mihaill i cili e pagëzoi popullin bullgar në fenë e krishtere.

Mbreti Boris I është një pushtetar bullgar i cili sundonte në periudhën nga viti 852 deri në vitin 889. Ai imponoi fenë e krishtere si fe zyrtare shtetërore në Bullgari dhe e ktheu vendin në djep të kulturës shpirtërore sllave.

Në vitin 889 mbreti Boris hoqi dorë nga froni dhe u tërhoq në manastir. Më 2 maj të vitit 907 u nda nga jeta. U kanonizua shenjtor pak pas vdekjes.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hapet ekspozita fotografike-dokumentare "Jehona Botërore e Kryengritjes së Prillit" në Parlament

Një ekspozitë foto-dokumentare me temë "Jehona globale e Kryengritjes së Prillit" do të hapet sot, 14 maj, në orën 12:30 të mesditës në Hollin e Mermertë të Asamblesë Kombëtare. Në këtë aktivitet do të marrë pjesë stërnipi i William Gladstone, Francis..

botuar më 25-05-14 5.00.PD

Ikona më e vjetër në Bullgari është me imazhet e Shën Gjergjit dhe Shën Dhimitrit

Në besimet popullore, Shën Gjergji është vëllai binjak më i vogël i Shën Dhimitrit. Etnografët i përshkruajnë ata si imazhe të kristianizuara të heronjve mitikë. Të fortë, të shkathët dhe të shpejtë, ata janë fitimtarë, duke kërcyer mbi male dhe dete,..

botuar më 25-05-06 5.55.PD
Monumenti i Pavell Bobekov në qendrën e qytetit Panagjurishte

Pavell Bobekov dhe gramatika e Kryengritjes së Prillit

Bullgaria shënon 149 vjetorin e Kryengritjes së Prillit – një ngjarje që çoi në çlirimin e Bullgarisë pas pothuajse pesë shekujsh sundimi osman. Sot, gati një shekull e gjysmë më vonë, nuk duhet të harrojmë se çdo pjesëmarrës në Kryengritjen e..

botuar më 25-05-01 6.55.PD