Shtabi Operativ kundër koronavirusit kurrë nuk është shpërbërë dhe vazhdon punën, tha kryeministri Bojko Borisov në një konferencë të përbashkët për shtyp me udhëheqësin e shtabit gjeneral Vencisllav Mutafçijski. Kryeministri shtoi se çdo ditë diskutohen masat kundër Covid-19 dhe se ministri i financave Vlladisllav Goranov pa u ndërprerë insiston për lehtësimin e masave. Nuk ka asnjë shenje se e gjithë kjo do të përfundojë së shpejti. Mendojmë se si të mësohemi të jetojmë me këtë virus në sfondin e hapjes së gjithnjë e më shumë sektorëve në respektim të masave mbrojtëse. Qëllimi është të sigurojmë jetë normale në kushtet e pandemisë, shtoi kryeministri Borisov.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..