Vassilena Serafimova është mes perkusionistëve më aktiv në zhvillimin e koncerteve. Ajo është e njohur me projektet e saj të shumta dhe të larmishme muzikore, të cilat i krijon vazhdimisht “në kufi” midis gjinive të ndryshme. Muzikantja jeton në Francë, ku ka përfunduar dhe arsimin e lartë. Ka specializuar dhe në “Xhuliard Skull”, jep mësime në konservatorin “Moris Ravel” në Paris, kurse që nga viti 2019 - në bateri në Konservatorin e Lartë në qytetin Llozana – Zvicër, Haute École de Musique de Lausanne.
Vassilena merr pjesë në organizimin e Festivalit Ndërkombëtar për marimba dhe bateri, edicioni i gjashtë i të cilit duhej të zhvillohej gjatë kësaj vere.
“Ne pritëm deri në fund , në mënyrë që t’u mos japim informacion të gabuar atyre të cilët janë regjistruar për të marrë pjesë, ashtu si dhe njerëzve, të cilët e ndjekin prej viteve, por tanimë shpallëm anulimin. E krijuam këtë festival në qytetin Pleven gjatë vitit 2009, në bazë të idesë dhe me entuziazmin e prindërve të mi - Simeon dhe Avgustina Serafimovi. Babai im është pedagog shumëvjeçar në bateri në Shkollën Kombëtare të Arteve “Panajot Pipkov” në qytetin Pleven. Unë mbarova shkollë në klasën e tij. Gjatë periudhës 2003-2004 unë si dhe shumë nga vërsnikët e mi u nisëm për të mësuar jashtë, kurse babai im donte që të mos e ndërprisnim lidhjen me atdheun. Pak nga pak tërhoqëm njerëz nga universitetet në të cilat mësonim, kolegë , me të cilët ekzekutonim muzikë bashkë. Bashkia e qytetit Pleven e mbështet festivalin tonë me shumë dashuri dhe me gjithë zemër.
Pasi gjatë muajit mars merr vesh se në Francë do të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, kurse të gjitha koncertet e mëdha janë anuluar për orë të numëruara, Vasilena mundet që të kthehet në Bullgari.
“Vendimi për tu kthyer këtu qe një zgjedhje krejtësisht me paramendim. Javën përpara se të shpallin gjendjen e krizës në Francë, filloi që të flitet për këtë. Asgjë nuk qe e qartë akoma, por qenë blerë pothuajse që të gjitha biletat për avion për në Bullgari. Vendosa se dua që të jem afër prindërve të mi. Fillimisht u izolova dhe mbeta fare vetëm në një apartament për 14 ditë. Po mundohem që të bëj gjëra, për të cilat gjithë nuk kisha kohë derisa qesh vazhdimisht në rrugë dhe zhvilloja koncerte aktive. Fillova të mësoj përditë gjuhën spanjolle. Marimbën e kam me vete dhe mundohem të mbaj një formë, mësoj krijime, për të cilat nuk kam pasur kohë më përpara. Në fillim të muajit qershor me pianistin Toma Enko, do të incizojmë një disk. Ky është albumi ynë i dytë, të cilin do ta realizojmë bashkë me një kompani të njohur. Një projekt mjaft serioz.
Më shumë se një muaj nuk kam parë miqtë e mi francez dhe ata filluan të më mungojnë shumë. Vendosa të bëj diçka për gjendjen e tyre të mirë shpirtërore dhe më lindi ideja të filloj të jap mësime në gjuhën bullgare në internet. Në mësimin e parë morën pjesë 25 veta, kurse mbi 150 u përfshinë pas njëfarë kohe. Dhe unë po vazhdoj me këto mësime. U jap mësime të baterisë në formë elektronike nxënësve të mi në Zvicër dhe Francë, por asgjë nuk mund të zëvendësojë kontaktin e gjallë. E di se për të gjithë njerëzit është kështu, por mendoj se për muzikantët është mjaft e vështirë. Ne jemi mësuar të komunikojmë me shumë njerëz, kemi nevojë të shprehemi përmes krijimtarisë sonë. Unë kisha koncerte një ditë po dhe një ditë jo, udhëtoja vazhdimisht..... Pak nga pak do të dalim nga izolimi, por sallat e mëdha mbase nuk do të hapin dyer shpejt. Dua të jem e sinqertë - ka momente në të cilat ndiej një boshllëk tepër të madh. Mendoj sesi do të vazhdojmë, sepse bota nuk do të jetë e njëjta. I drejtoj vetes pyetje, se çfarë tipi projektesh mund të krijojmë, që të mund të vazhdojmë me atë të cilën e duam, të zhvillohemi dhe të krijojmë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaTurneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..
Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..
Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të..