Ministri i shëndetësisë do të caktojë me akt masat kundër epidemisë. Kjo do të bëhet pas miratimit të propozimeve të bëra nga ana e kryeinspektorit sanitar shtetëror dhe e inspektorëve rajonal të shëndetësisë. Kjo është parashikuar në projektin e ndryshimeve të Ligjit për Shëndetësinë.
Ndryshimet do të hyjnë në fuqi pas fundit të gjendjes së jashtëzakonshme dhe po diskutohen në lexim të parë në Kuvendin Popullor.
“Patriotët e Bashkuar”, të cilët janë pjesë e koalicionit qeverisës deklaruan se do të përkrahin ndryshimet. Partitë opozitare Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë dhe “Volja” gjithashtu shpallën se do të votojnë “pro” masave të reja.
Vetëm opozitarët nga Partia Socialiste Bullgare deklaruan se do të abstenojnë. Sipas tyre regjimi i “situatës së jashtëzakonshme sanitare” nuk është bazuar në Kushtetutë.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..