Me ngritjen solemne të flamurit të Evropës para institucionit të Presidentit Bullgaria shënon Ditën e Evropës – 9 maj. Më herët sot Kreu i Shtetit Rumen Radev dhe Nënpresidentja Iliaja Jotova vunë kurore para Monumentit të Ushtarit të Panjohur me rastin e përvjetorit të 75 të fundit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë.
Në këto kohëra të vështira duhet të kërkojmë interesat e përbashkëta dhe jo të vendosim vija ndarëse, të cilat nuk janë në interes të Evropës, nënvizoi Presidenti dhe shtoi se në krizë është me rëndësi të kërkojmë atë që na bashkon, kështu qe të mund të dalim nga ajo më të fortë, të bashkuar dhe të përgjegjshëm.
Në Ditën e Evropës mund të krenohemi se jemi pjesë e bashkimit më demokratik në planet, vuri në dukje në faqen e vet në Facebook Kryeministri Bojko Borisov. “Bullgaria nuk është vetëm konsumatore e privilegjeve dhe e fondeve evropiane, ne e ruajmë kufirin e jashtëm të Bashkimit Evropian dhe marrim pjesë në vendimmarrjen për sigurinë e përbashkët dhe prosperitetin e kontinentit tonë – vë në dukje ai, ndërsa me rastin e përvjetorit të Fitores kundër nazizmit ai bëri thirrje “për të mbajtur mend viktimat e kësaj lufte dhe mësimet e historisë.”Nuk ka interes të deklaruar investitorësh nga një blerës i ri dhe negociata për shitjen e "Lukoil Neftohim Burgas". Kjo u njoftua nga Ministri i Energjisë Zheço Stankov për BNT. Stankov iu referua përfaqësuesit të shtetit në Bordin Mbikëqyrës të..
Ekuipazhi i një anijeje mallrash me flamur Kameruni me 10 marinarë ukrainas në bord u shpëtua në një operacion të udhëhequr nga Qendra e Koordinimit Detar në Varna, njoftoi kreu i saj Rumen Nikollov. Anija "EILEEN" u fundos me shpejtësi për shkak të..
Lufta kryesore politike që po zhvillohet në Bullgari lidhet me orientimin gjeopolitik të vendit në të ardhmen. Kjo u tha nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në një fjalim në hapjen e Takimit Vjetor të Shoqatës Kombëtare të Bashkive në vendpushimin..
Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti..
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind,..