Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria shënon Ditën e Evropës

Presidenti Rumen Radev dhe Nënpresidentja Ilijana Jotova
Foto: BGNES

Me ngritjen solemne të flamurit të Evropës para institucionit të Presidentit Bullgaria shënon Ditën e Evropës – 9 maj. Më herët sot Kreu i Shtetit Rumen Radev dhe Nënpresidentja Iliaja Jotova vunë kurore para Monumentit të Ushtarit të Panjohur me rastin e përvjetorit të 75 të fundit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë.

Në këto kohëra të vështira duhet të kërkojmë interesat e përbashkëta dhe jo të vendosim vija ndarëse, të cilat nuk janë në interes të Evropës, nënvizoi Presidenti dhe shtoi se në krizë është me rëndësi të kërkojmë atë që na bashkon, kështu qe të mund të dalim nga ajo më të fortë, të bashkuar dhe të përgjegjshëm.

Në Ditën e Evropës mund të krenohemi se jemi pjesë e bashkimit më demokratik në planet, vuri në dukje në faqen e vet në Facebook Kryeministri Bojko Borisov. “Bullgaria nuk është vetëm konsumatore e privilegjeve dhe e fondeve evropiane, ne e ruajmë kufirin e jashtëm të Bashkimit Evropian dhe marrim pjesë në vendimmarrjen për sigurinë e përbashkët dhe prosperitetin e kontinentit tonë – vë në dukje ai, ndërsa me rastin e përvjetorit të Fitores kundër nazizmit ai bëri thirrje “për të mbajtur mend viktimat e kësaj lufte dhe mësimet e historisë.”


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 14 tetorin

Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të mbeten kryesisht të konsiderueshme, me reshje të lehta shiu gjatë ditës në vende të veçanta në rajonet lindore dhe malore. Ndërprerje..

botuar më 25-10-13 7.30.MD
Matan Angrest

Një shtetas bullgar është midis pengjeve të liruara në Gaza

Midis njëzet pengjeve të gjallë izraelitë të mbajtur deri më tani nga lëvizja islamiste palestineze Hamas në Rripin e Gazës, është Matan Angrest, i cili ka edhe shtetësi bullgare, u bë i qartë nga një postim i ministrisë izraelite në rrjetin social..

botuar më 25-10-13 4.41.MD

Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova është për vizitë në Kinë

Le ta shndërrojmë inovacionin në një aleat, jo në një pengesë të re për të drejtat e njeriut. Nuk mund të lejojmë që gratë të paguajnë çmimin e padukshëm të progresit dixhital dhe inteligjencës artificiale. Këtë e deklaroi Zëvendëspresidentja Ilijana..

botuar më 25-10-13 3.31.MD