Sofja mbeti në vendin e shtatë nga 18 qytetet që morën pjesë në Konkursin e Komisionit Evropian për qytete të gjelbra.
Në klasifikim Sofja është në vendin e parë në kategoritë “Cilësia e ajrit” dhe “Administrimi i integruar”. Ajo paraqitet shumë mirë për nga treguesit “Adaptimi ndaj ndryshimeve klimatike” – në vend të tretë, “Zbutja e ndryshimeve të klimës” – në vend të katërt dhe “Energjetika” – në vend të katërt. Në kategoritë “Mbeturinat” dhe “Rritja e gjelbër dhe inovacionet ekologjike” Sofja është përkatësisht në vend të gjashtë dhe të shtatë.
Juria prej ekspertësh ndërkombëtarë i rekomandon kryeqytetit tonë përmirësim të arritjeve të tij në sferën “Mobiliteti urban”, si dhe punë të forcuar mbi temat “Shumëllojshmëria biologjike”, “Shfrytëzimi i qëndrueshëm i tokës”, “Ujërat” dhe “Zhurma”.
Në finale u klasifikuan qytetet Dijon, Grenoble, Torino dhe Talini.Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të hapë një qendër teknologjike në Bullgari, të fokusuar në teknologji të reja si Big Data, inteligjenca artificiale, siguria kibernetike dhe shërbimet cloud. Kjo bëhet e mundur pasi parlamenti të..
Organet inspektuese të Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave kanë gjetur shkelje në 27% të seksioneve të inspektuara në bregdetin e Detit të Zi. Ministri Manoll Genov urdhëroi inspektimin pas përmbytjeve në bregdetin jugor të Detit të Zi në tetor, kur..
Roli i rrjetit social TikTok në Bullgari po rritet, përfshirë edhe për përhapjen e manipulimeve. Këtë e thekson një raport i prezantuar në Parlamentin Evropian, njofton BTA. Sondazhi u krye nga OJQ-ja “Iniciativa Ballkanike për Media të Lira”...
Pres që në Sofje parlamentarët nga shtetet anëtare të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC) të marrin vendime..
Ministria e Inovacionit dhe Rritjes do të investojë gati 115 milionë euro në vitin 2026 në një infrastrukturë kombëtare për komunikime të sigurta..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – rreth 9°. Në mëngjes do të ketë mjegull dhe shikueshmëri të dobësuar mbi..