Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 68-të

Foto: EPA/BGNES

Që nga 14 qershori është në fuqi gjendja e jashtëzakonshme epidemike

Ndalimet e deritanishme për shumë veprimtari mbeten, por lejohen transplantimet dhe shëtitjet në parqe dhe kopshte për njerëzit e të gjitha moshave. Mbetet rekomandimi për punë në distancë, po të jetë e mundur, sidomos për nëpunësit më të moshuar. Në rastet e daljes dhe hyrjes në vend ka karantinë të detyrueshme prej 14 ditësh. Për shkelësit e karantinës që janë kthyer nga jashtë gjoba është 2500 euro.

¼ prej të infektuarve me Covid-19 në Bullgari tashmë janë shëruar

Numri total i të infektuarve deri tani shkoi në 2100 veta. Të shëruarit janë 521, ose 25% prej të infektuarve. 365 pacientë janë në spital. 51 janë në repartet intensive. Ndër të infektuarit ka 228 punonjës mjekësorë. 4.7% prej të infektuarve kanë vdekur, ose 99 veta. Gjatl 24 orëve të fundit kanë vdekur 3 persona të moshuar. Shefi i Shtabit Operativ Kombëtar gjen. major Vencisllav Mutafçijski bëri të ditur se përhapja e sëmundjes në vend mbetet në grupe, gjë që e ndihmon luftimin e epidemisë.

Të huajt nuk mund të hyjnë në Bullgari deri më 14 qershor

Me urdhëresë të Ministrit të Shëndetësisë Kirill Ananiev përkohësisht ndalohet hyrja në Bullgari e të gjithë njerëzve, pavarësisht nga shtetësia e tyre, përmes të gjitha pikave të kalimit kufitar me transport ajror, hekurudhor apo me automjete.Ndalimi është në fuqi nga 14 maji deri më 14 qershor 2020. Ai nuk vlen për bullgarët dhe familjet e tyre, të cilët jetojnë vazhdimisht në Bullgari, për specialistët e mjekësisë, personelin e kompanive të transportit, zyrtarët e huaj , të shtetasit e huaj të cilët punojnë mbi projektet infrastrukturore në vend, punëtorët sezonalë dhe ata, të cilët udhëtojnë për arsye humanitare.Karantina 14-ditore në shtëpi apo në hotele është e detyrueshme për të gjithët që vijnë në Bullgari nga vende të tjera. 

Dritë jeshile për kampionatet e futbollit që nga 5 qershori

Ministri i rinisë dhe sportit Krasen Kralev lëshoi një urdhëresë, me të cilën më 5 qershor lejohet rifillimi i kampionateve të futbollit në Bullgari – ai i Ligës së Parë dhe ai i Ligës së Dytë profesionale. Ndeshjet do të luhen pa publik.Më 15 maj 2020 fillojnë stërvitjet me rritje graduale të numrit të sportistëve.

Deri në 3 muaj do të jetë i gatshëm prototipi i vaksinës bullgare kundër Covid-19

Në kuadrin e 3 muajve do të jetë i gatshëm prototipi i vaksinës bullgare kundër Covid-19. Do të ketë shumë teste, të cilat zakonisht vazhdojnë rreth një vit, tha para BNR-së doc. Andrej Çorbanov, udhëheqësi i departamentit “Imunologji” në Institutin e Mikrobiologjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Preparati bullgar është krijuar prej nanomaterialesh, të cilat mbajnë komponentët përkatës të virusit, të cilët do të aktizizojnë sistemin imunitar të njeriut.

Një komision parlamentar do të monitorojë shpenzimet në krizën e koronavirusit

Mandati i këtij komisioni të përkohshëm do të jetë deri në fund të masave të jashtëzakonshme. Komisioni është prej 10 anëtarësh dhe në të ka nga 2 deputetë nga çdo një grup parlamentar. Komisioni do të kërkojë dhe publikojë informacion për të gjitha shpenzimet publike, përfshi këtu dhe mjetet e fondeve të BE-së. Kryetari i Komisionit është deputeti Jordan Conev nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë në opozitë.

28 623 njerëz kanë gjetur punë, pavarësisht nga gjendja e jashtëzakonshme

Në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit 28 623 njerëz gjetën punë. Ditën e fundit të gjendjes së jashtëzakonshme, 13 maj, u punësuan 1200 të papunë. Këtë e njoftuan nga Ministria Sociale. 46 për qind nga të punësuarit kanë gjetur punë në industrinë e përpunimit, 22 për qind në tregtinë dhe meremetimin e automjeteve, 9 për qind në sektorin e transportit.

Komisioni Evropian miratoi skemën për ndihmë të ndërmarrjeve bullgare

Komisioni Evropian miratoi skemën për 88 milion euro ndihmë për ndërmarrjet e vogla dhe mikro bullgare në kontekstin e pandemisë së koronavirusit. Skema do të bashkëfinancohet nga Fondi Evropian i Zhvillimit Regjional me 75 milion euro. Mjete në formën e granteve do të marrin 17 300 ndërmarrje të vogla dhe mikro në sektorë të ndryshëm me përjashtim të bujqësisë, peshkimit, akuakulturave dhe pylltarisë. 

Komisioni Evropian kundërshton favorizimin e produkteve bullgare në tregti

Komisioni Evropian i dërgoi Bullgarisë një letër zyrtare për masat diskriminuese të cilat imponon shteti për tregtarët me pakicë duke i detyruar ata të favorizojnë produktet ushqimore vendore. Sipas Komisionit detyrimi i tregtarëve të preferojnë mallrat bullgare kufizon lëvizjen e lirë të mallrave që parashikohet në Traktatin për Funksionimin e BE-së. Lidhur me letrën e KE-së nga Ministria e Bujqësisë deklaruan se masat e ndërmarra nga shteti ynë nuk pengojnë lëvizjen e lirë të mallrave të prodhuara në vende të tjera. Nuk parashikohen ndalime apo kufizime për shitjen në territorin e Bullgarisë të prodhimeve që vijnë nga vende të BE-së apo nga vende të treta. Qëllimi i Ministrisë është përkrahja e prodhimit kombëtar dhe mbrojtja e prodhuesve të vegjël dhe të mesëm në kushtet e krizës globale pa analog.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Aeroportin e Sofjes hapën parkingje të reja me mundësi të karikimit të makinave elektrike

Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..

botuar më 24-11-26 3.51.MD

GERB do ta kthejë mandatin e parë sapo ta marrë

Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..

botuar më 24-11-26 3.30.MD
Borisllav Sarafov

Borisllav Sarafov ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror, sipas dy komisioneve të Këshillit të Lartë Gjyqësor

Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..

botuar më 24-11-26 1.48.MD