Parlamenti miratoi Ligjin e Falimentimit Personal, i cili është një kërkesë e BE-së për pagesën e dytë sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë që do të zbatohet.
Tekstet parashikojnë që një debitor që nuk arrin të përmbushë detyrimin e tij, i cili është në shumën prej më shumë se 10 pagave minimale, për 12 muaj do të ketë të drejtën të kërkojë një procedurë falimentimi personal nga gjykata e rrethit. Për të përfituar nga kjo mundësi, debitori "duhet të jetë me mirëbesim - të mos ketë asnjë detyrim ndaj shtetit dhe autoriteteve tatimore, as të mos ketë dëmtuar interesat financiare të kreditorit të tij", raporton BTA.
"Këta njerëz do të jenë në gjendje të kërkojnë mbrojtje dhe mbështetje brenda kornizës së procedurave të falimentimit", shpjegoi Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev. Kjo nuk është një amnisti krediti, por i jep debitorit një mundësi të vetme për të filluar nga e para pasi të kalojë nëpër procedurat e falimentimit, theksoi ministri.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTAPër të tretën ditë, deputetët nuk do të punojnë për shkak të mungesës së kuorumit. Kështu, kontrolli parlamentar mbi ministrat i planifikuar për çdo të premte u anulua. Arsyeja është se deputetët e shumicës dhe një pjesë e opozitës nuk u regjistruan..
Paketa e fundit legjislative për të siguruar pagesën e tretë sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë u diskutua nga Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev me ekipin e Komisionit Evropian përgjegjës për reformat në kuadër të planit në Bullgari,..
Vetëm dy ura lidhin Bullgarinë dhe Rumaninë përgjatë kufirit tonë të përbashkët lumor prej 475 kilometrash - ky është një deficit transporti dhe një "perde e hekurt" e re në BE. Kjo u theksua nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Grozdan..
Rumen Radev njoftoi se nga 20 tetori i këtij viti do të udhëtojë për punë me makinën e tij personale. "Kur të miratojnë një ligj që i detyron njerëzit të..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në Sofje - 4°. Gjatë ditës, do të ketë vranësira të shpërndara mbi vendin, në shumicën e..
Ambasadori sllovak Vasil Grivna u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme për deklaratat zyrtare të bëra nga Presidenti sllovak Peter Pellegrini gjatë..