Parlamenti miratoi Ligjin e Falimentimit Personal, i cili është një kërkesë e BE-së për pagesën e dytë sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë që do të zbatohet.
Tekstet parashikojnë që një debitor që nuk arrin të përmbushë detyrimin e tij, i cili është në shumën prej më shumë se 10 pagave minimale, për 12 muaj do të ketë të drejtën të kërkojë një procedurë falimentimi personal nga gjykata e rrethit. Për të përfituar nga kjo mundësi, debitori "duhet të jetë me mirëbesim - të mos ketë asnjë detyrim ndaj shtetit dhe autoriteteve tatimore, as të mos ketë dëmtuar interesat financiare të kreditorit të tij", raporton BTA.
"Këta njerëz do të jenë në gjendje të kërkojnë mbrojtje dhe mbështetje brenda kornizës së procedurave të falimentimit", shpjegoi Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev. Kjo nuk është një amnisti krediti, por i jep debitorit një mundësi të vetme për të filluar nga e para pasi të kalojë nëpër procedurat e falimentimit, theksoi ministri.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTAEnde nuk e kemi euron, por informacioni që mund ta kemi frymëzon disa subjekte të tregut, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov në hapjen e Diskutimit Kombëtar "Efekti i eurozonës. Përvoja e shteteve anëtare flet". Fushata informative nuk do të jetë e..
Eurogrupi rekomandoi unanimisht që Bullgaria të bëhet anëtari i 21-të i eurozonës. Vendet e zonës së monedhës së përbashkët i rekomandojnë Këshillit të BE-së që kjo të ndodhë nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Ministrat e financave të eurozonës..
Artistë të preferuar bullgarë dhe francezë do të mblidhen në një skenë në Plovdiv për të prezantuar një përzierje hitesh bashkëkohore, klasike të arta dhe melodi të paharrueshme. Nga sot, 20 qershor, deri më 22 qershor, “Baza e Varkave” në qytetin e..
Po lançohet një faqe e re interneti që do të shërbejë si një dosje e hapur mbi shkeljet e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, raportoi..
Një nga seria e degëve të reja të ofruara nga Universiteti Teknik është inxhinieria hapësinore. Dega është në anglisht dhe u krijua vitin e kaluar,..
Shteti, të gjithë qytetarët bullgarë dhe biznesi janë të siguruar me karburant. Nuk priten asnjë lloj problemi me furnizimin me karburant në Bullgari, si..