Parlamenti miratoi Ligjin e Falimentimit Personal, i cili është një kërkesë e BE-së për pagesën e dytë sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë që do të zbatohet.
Tekstet parashikojnë që një debitor që nuk arrin të përmbushë detyrimin e tij, i cili është në shumën prej më shumë se 10 pagave minimale, për 12 muaj do të ketë të drejtën të kërkojë një procedurë falimentimi personal nga gjykata e rrethit. Për të përfituar nga kjo mundësi, debitori "duhet të jetë me mirëbesim - të mos ketë asnjë detyrim ndaj shtetit dhe autoriteteve tatimore, as të mos ketë dëmtuar interesat financiare të kreditorit të tij", raporton BTA.
"Këta njerëz do të jenë në gjendje të kërkojnë mbrojtje dhe mbështetje brenda kornizës së procedurave të falimentimit", shpjegoi Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev. Kjo nuk është një amnisti krediti, por i jep debitorit një mundësi të vetme për të filluar nga e para pasi të kalojë nëpër procedurat e falimentimit, theksoi ministri.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTADy sindikatat më të mëdha në Bullgari – Konfederata e Sindikatave dhe Pavarura dhe Konfederata e Punës “Podkrepa” – po organizojnë një veprim paralajmërues protestues para ndërtesës së Këshillit të Ministrave. Ajo është e planifikuar për 31 tetor,..
Të ardhurat e nevojshme mujore për të mbajtur një person të punësuar, që jeton vetëm, në shtator 2025 ishin 1547 leva (748 euro). Për një familje me tre anëtarë dhe një fëmijë deri në 14 vjeç nevojiten 2785 leva (1346 euro). Këto të dhëna i bëri të..
Prof. Vili Lilkov dhe avokati Petër Sllavov paralajmëruan Këshillin për Mediat Elektronike për transmetimin e paligjshëm të filmit me seri të vitit 1969 “Në çdo kilometër”, raporton faqja e Shoqatës së Gazetarëve Bullgarë (sbj-bg.eu). Në një letër..
Në arkivat e Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave të Bullgarisë nuk janë gjetur dokumente që të miratojnë ndërtimet në vendpushimin “Elenite”. Këtë e bëri..
Më shumë se 80% e bullgarëve do të fillojnë të përdorin inteligjencën artificiale gjatë tri viteve të ardhshme, nga të gjitha grupmoshat e shoqërisë...
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në bregdetin e Detit të Zi - deri në 10°, në Sofje - do të jetë rreth 3°. Gjatë ditës do..