Parlamenti miratoi Ligjin e Falimentimit Personal, i cili është një kërkesë e BE-së për pagesën e dytë sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë që do të zbatohet.
Tekstet parashikojnë që një debitor që nuk arrin të përmbushë detyrimin e tij, i cili është në shumën prej më shumë se 10 pagave minimale, për 12 muaj do të ketë të drejtën të kërkojë një procedurë falimentimi personal nga gjykata e rrethit. Për të përfituar nga kjo mundësi, debitori "duhet të jetë me mirëbesim - të mos ketë asnjë detyrim ndaj shtetit dhe autoriteteve tatimore, as të mos ketë dëmtuar interesat financiare të kreditorit të tij", raporton BTA.
"Këta njerëz do të jenë në gjendje të kërkojnë mbrojtje dhe mbështetje brenda kornizës së procedurave të falimentimit", shpjegoi Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev. Kjo nuk është një amnisti krediti, por i jep debitorit një mundësi të vetme për të filluar nga e para pasi të kalojë nëpër procedurat e falimentimit, theksoi ministri.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTATë premten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Në orët e mëngjesit, do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në vende të ndryshme në Fushën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Epërme Trake. Gjatë..
Rumen Radev njoftoi se nga 20 tetori i këtij viti do të udhëtojë për punë me makinën e tij personale. "Kur të miratojnë një ligj që i detyron njerëzit të bëjnë punë shtetërore me makina personale, unë do të jem në solidaritet me ta", e justifikoi ai..
Ambasadori sllovak Vasil Grivna u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme për deklaratat zyrtare të bëra nga Presidenti sllovak Peter Pellegrini gjatë vizitës së tij në Shkup më 14 tetor. Deklaratat kishin të bënin me vlerësime të papranueshme të bëra..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje - 9. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me re dhe në shumë vende do të ketë shi...
Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti..
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind,..