Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A do të zgjatet masa për subvencionimin e vendeve të punës edhe pas 1 korrikut?

Ministrja Denica Saçeva
Foto: BGNES

Numri i të papunëve në fillim të krizës u rrit shumë, kishte nga 9000 të papunë të regjistruar në kuadrin e një dite. Tani, si rezultat i masave, rritja e të papunëve të regjistruar u ngadalësua. Sipas të dhënave për 13 majin të regjistruarit janë 1538. Pak mbi gjysmën prej tyre – 833 të papunë, kanë deklaruar se regjistrohen për shkak të krizës së koronavirusit, tha Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Denica Saçeva.

Masa për pagimin e rrogave 60/40 do të vazhdojë edhe pas datës 1 korrik, por me një “dizajn” të ri. Pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme ajo u zgjat deri në 30 qershor. Masa funksionon tashmë 45 ditë dhe do të ketë bisedime me punëdhënësit për zgjatjen e saj, por me disa ndryshme, saktësoi Ministrja Saçeva.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 21 nëntorin

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbizotërojë mot me re, në shumë vende në pjesën perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe Ultësirës së Epërme Trake do të kemi mot me mjegull. Në disa vende në Bullgarinë Perëndimore dhe në rajonin Rilla-Rodope, do të..

botuar më 25-11-20 7.40.MD

Bullgaria dënon sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev mori pjesë në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, i cili u mbajt në Bruksel. Ministrat diskutuan angazhimet e BE-së ndaj sigurisë së Ukrainës dhe vazhdimin e mbështetjes..

botuar më 25-11-20 6.59.MD

Impianti i parë kuaternar i trajtimit të ujërave të ndotura u hap në Bullgari

Impianti i parë i trajtimit të ujërave të ndotura në fazën e katërt u vu në shfrytëzim sot në fshatin Benkovski, komuna Marica. "Sot po hapim një projekt pilot që shënon fillimin e një faze të re në menaxhimin e ujërave në Bullgari. Një projekt që..

botuar më 25-11-20 6.12.MD