Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria shpreson tek stina verore turistike nga data 15 qershor

Foto: BTA

Strategjia për turizmin veror shpreson tek bullgarët dhe turistët nga vendet fqinje, deklaroi para BNR-së Ministrja e Turizmit Nikolina Angellkova. Kjo është e kuptueshme, sepse ata mund të mbërrijnë me automobilat e veta.

Gjatë 2019-ës rumunët ishin në vend të parë – mbi 1 mln vizita gjatë verës, sqaroi Angellkova.

Po zhvillohen bisedime me vendet evropiane, ku gjendja epidemiologjike është e ngjashme me atë bullgare, për fillimin e udhëtimeve të turistëve të tyre drejt Bullgarisë.

Ka të ngjarë që pas 15 qershorit të rivendoset trafiku i lirë në Evropë, në qoftë se e lejon gjendja epidemiologjike, është e mendimit Ministrja.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka blerës të "Lukoil Neftohim Burgas"

Nuk ka interes të deklaruar investitorësh nga një blerës i ri dhe negociata për shitjen e "Lukoil Neftohim Burgas". Kjo u njoftua nga Ministri i Energjisë Zheço Stankov për BNT. Stankov iu referua përfaqësuesit të shtetit në Bordin Mbikëqyrës të..

botuar më 25-10-13 11.02.PD
Foto: Forcat Ushtarake - Detare Bullgare

U shpëtua një ekuipazh ukrainas nga një anije që u fundos në Detin e Zi

Ekuipazhi i një anijeje mallrash me flamur Kameruni me 10 marinarë ukrainas në bord u shpëtua në një operacion të udhëhequr nga Qendra e Koordinimit Detar në Varna, njoftoi kreu i saj Rumen Nikollov. Anija "EILEEN" u fundos me shpejtësi për shkak të..

botuar më 25-10-13 10.26.PD

Kryeministri kërkoi mbështetje nga bashkitë gatë futjes së euros

Lufta kryesore politike që po zhvillohet në Bullgari lidhet me orientimin gjeopolitik të vendit në të ardhmen. Kjo u tha nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në një fjalim në hapjen e Takimit Vjetor të Shoqatës Kombëtare të Bashkive në vendpushimin..

botuar më 25-10-13 8.36.PD