Skuadra prej 28 vendeve morën pjesë në konkursin e gjigantit teknologjik “Microsoft” për inovacione në arsim „The next AI Guardians”.
Një nga të gjashtë skuadrat, të cilat kanë arritur deri në final në mesin e muajit qershor është e studentëve nga Universiteti i Sofjes “Sveti Kliment Ohridski”. Projekti i Kristian Vaçevit dhe Kallojan Mënevit është me një strukturë prej druri dhe mban emrin “Leaf”/ Gjethe/.
“Filluam të mendojmë për faktin se çfarë na është e nevojshme që të mund të mësojmë. Na duhen burime të informacionit, ndihmë kur kemi vështirësi dhe mbi të gjitha - qëllim. Me modelin tonë dijet e fituara mund të aplikohen në moment dhe menjëherë shikohet se për çfarë i mësojmë - sqaron përpara Radio Bullgarisë Kristian Vaçev nga Fakulteti i Matematikës dhe Informatikës. Ai përkufizohet si “pema e dijes”, sepse përmes platformës në internet organizojmë çdo një burim të informacionit si një gjethe në një pemë virtuale. Pas çdo një gjetheje gjenerohen pyetje testi me ndihmën e inteligjencës artificiale. Në këtë mënyrë, çdo një nxënës mundet vet të saktësojë dhe të kontrollojë sesa ka mundur të përvetësojë informacionin, kurse me vizualizimin e njohurive individuale mësuesi mund të kuptojë se në cilën fushë studenti nuk shkon mirë, që të mund të ndihmojë aty ku nevojitet. Po kështu studentët janë të stimuluar vet të zbulojnë burime të reja dhe aktivisht të kërkojnë ndihmë nga shokët e klasës. Organizimi i dijeve mbi projektin tonë po kështu mundet të jetë i dobishëm dhe në universitetet, me qenë se afrohet deri tek procesi real i punës - e them këtë në cilësinë time si një inxhinier i softuerit “
Do të dalë në qarkullim një version pune i projektit të shkencëtarëve të rinj nën formën e uebsajtit. Që të mund t’i bësh përshtypje jurisë në këtë konkurs është me një rëndësi të madhe ideja unikale, sesa realizimi gjenial, thotë akoma Kristian. Kurse ideja e skuadrës bullgare është e rëndësishme, duke marrë parasysh situatën aktuale në sistemin e arsimit në pothuajse të gjithë botën - kalimin drejt internet hapësirës. Me qenë se nuk është efektive mësimdhënia me një rritëm për të gjithë nxënësit, studentët bullgarë mundohen të përmirësojnë mënyrën e fitimit të dijeve, aplikimin e tyre në praktikë dhe bashkëpunimin.
Për të marrë pjesë në konkursin ndërkombëtar Kristianit dhe Kallojanit u është nevojitur që të kenë mentor. Ata i drejtohen Gjeorgji Këdrevit- bashkëthemelues dhe menaxher i një novatori global në fushën e njohjes së imazhit mbi bazën e intelektit artificial, si dhe ndaj docentit Presllav Nakov nga Instituti i Katarit mbi Studimet Kompjuterike dhe pedagog në Universitetin e Sofjes. Që të dy i përgjigjen menjëherë kërkesës së tyre.
Kristian dhe Kallojan nuk synojnë drejt fitores me çdo kusht, por e përcaktojnë si shumë të vlefshme përvojën e fituar dhe realizimin e kontakteve gjatë kohës së punës mbi projekt. Ai u kushton përpjekje jo të pakta dhe kohë të lirë, të cilat i kanë pasur me bollëk për shkak të izolimit social për shkak të Covid-19 dhe mendojnë se e kanë shfrytëzuar shumë mirë. Një ndryshim ka vetëm në mendimin e tyre për këtë nëse duhet të mësohet në mënyrë më të thelluar programimi në shkollë. Derisa për Kallojanin kjo duhet të jetë më tepër çështje e zgjedhjes personale, Kristiani mendon se në çdo rast është e dobishme, me qenë se zhvillon mënyrën abstrakte të të menduarit, të nevojshme në çdo një sferë të jetës.
Ambiciet e Kristian Vaçevit përtej garës vazhdojnë në sferën e arsimit, por me një qëllim fare jo tipik:
“Dua fillimisht të kalojë përmes mundësisht më shumë vështirësish në një plan profesional. Në rast të kundërt nuk do të ndihesha mirë të arsimoja dikë. Jo qëllimet janë më e rëndësishmja, kuptimi është në rrugën drejt tyre. Për mua fakti se, të mos të dish se pikërisht se çfarë do të rastisë është më emocionuese.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Microsoft dhe Facebook / Kallojan Mënev
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar..