Njeriu nuk ka vetëm nevoja trupore, por edhe shpirtërore. Këtë e dinë ata njerëz të cilët u përkushtuan librave dhe pranuan për mision të vet të jenë mbrojtës të tyre dhe të na inkurajojnë të zbulojmë gjithësi të panjohura.
Pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme bibliotekat hapën dyert e tyre. Mirëpo kishte një bibliotekë, ajo në qytetin Veliko Tërnovo, e cila edhe në ditët e izolimit u livronte lexuesve të vet librat e preferuara prej tyre.
“Eksperimenti ishte i suksesshëm – tregon docentja Kalina Ivanova, drejtoreshë e Bibliotekës Regjionale “Petko R. Sllavejkov” për idenë e institucionit t’u dërgojë libra lexuesve të vet në kohën e pandemisë. – Deshëm t’u ndihmojmë lexuesve tanë, sepse nuk mjafton të sigurojmë resurse online dhe katalogë elektronikë. Ngandonjëherë njerëzit kanë nevojë të lexojnë librin e preferuar. Aksionet tona për furnizimin e librave në shtëpi u realizuan 8 herë nga 16 prill deri më 8 maj. Gjatë kësaj periudhe arritëm t’u sjellim 215 lexuesve 1100 libra.”
Që kur u lejua frekuentimi i bibliotekave për 4 ditë erdhën 555 lexues për të kërkuar libra, thekson drejtoresha. Mirëpo, kjo mezi është një gjë e pazakontë pasi biblioteka në qytet është një depo shpirtërore që prej kohe.
Biblioteka Regjionale në qytetin Veliko Tërnovo zgjodhi për patron të vet letrari ndriçimtar dhe politikan Petko R.Sllavjekov që në mesin e shekullit të kaluar. Mirëpo, duhet të theksohet që ajo u krijua që në vitin 1889 si institucioni i tretë për nga rëndësia në vend pas Bibliotekës Kombëtare në Sofje dhe Bibliotekës Popullore të qytetin Pllovdiv. Njeri prej drejtorëve më të dalluar të saj Mosko Moskov e hodhi themelet e fushatës bamirëse për grumbullimin e librave dhe dorëshkrimeve të vlefshme të shtypura. Për herë të parë ato u prezantuan para publikut të gjerë në vitin 1940. Në koleksion që përmban 1200 ekzemplarë përfshihen dorëshkrimi “Triodioni i Agjërimit”, Libri i parë i shtypur bullgar “Nedellnik”, që përmban predikime të së dielës dhe të festave të mbledhura nga Sofronij Vraçanski (viti 1806), botimi i parë i “Abetares së Peshkut” nga Petër Beroni (viti 1824).
Përveçse të pasurojë fondet dhe të sigurojë libra për lexuesit, institucioni realizon dhe shumë veprimtari të tjera si për shembull: fushata verore “Eja në bibliotekë” për inkurajimin e fëmijëve të lexojnë, panairi letrar “Salla e librit me autograf”, i cili sivjet do të mbahet nga 25 maj deri më 10 korrik nëpërmjet bisedave online me autorët, programi “Evropa kreative”.
“Theksi i këtij programi vihet mbi barazinë e sekseve dhe mbi mungesën e kufizimeve në zgjedhjen e profesionit – tregon docent Ivanova. - Për këtë qëllim përgatitëm një katalog online dhe bibliografi mbi temën. Megjithëqë në projekt ekzistonte fjalën “gender” dhe për këtë arsye ai u prit me një farë rezistence, pasi kolegët panë se fëmijët shfaqin interes të lexojnë mbi këtë temë, u qetësuan.”
Në përfundim drejtoresha e Bibliotekës Kalina Ivanova me pak hidhërim tha:
“Për fat të keq baza materiale e bibliotekës sonë është tradicionale dhe nuk ka hapësira të mëdha, ku lexuesi mund të hutohet. Mirëpo, ka kënde të tilla tërheqëse në të cilat shpesh mund të shihet ndonjë lexues i zhytur në librin e zgjedhur.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Biblioteka Regjionale në qytetin Veliko Tërnovo dhe arkiv
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..