Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

3 punonjës të huaj nga gazsjellësi “Rryma Ballkanike” janë me Covid-19

Foto: BGNES

Ndër 17 rastet e reja të koronavirusit në Bullgari sot 3 janë nga grupi i punonjësve që mbërritën për ndërtimin e gazsjellësit “Rryma Ballkanike” afër Novi Pazarit. Edhe të tre kanë kontaktuar me punonjësin, i cili më 25 maj u pranua për mjekim në spitalin e Shumenit.

Punonjësit nuk kanë simptoma dhe nuk duhet të hospitalizohen. Ata janë izoluar nga kolegët e tyre.

Ndërtuesit banojnë në një fshat të vogël jashtë Novi Pazarit. Tërë grupi prej 130 punonjësish ka respektuar strikt karantinën 14 ditore pas mbërritjes së tyre në Bullgari dhe praktikisht banorët nuk kanë pasur kontakte me vendasit, bënë të ditur institucionet shëndetësore.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 3 shtatorin 2024

Gjatë natës do të jetë kryesisht i kthjellët dhe kryesisht i qetë. Ditën e martë do të jetë me diell. Pas mesditës do të zhvillohen vranësira grumbulluese por nuk do të ketë pothuajse reshje. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja...

botuar më 24-09-02 7.35.MD

KQZ vendosi pranimin e dokumenteve për zgjedhjet e të dy krahëve të DPS-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vendosi në një mbledhje të jashtëzakonshme që të pranojë paralelisht aplikimet për pjesëmarrje në zgjedhje edhe të simpatizantëve të kryetarit të nderit të Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS) Ahmed Dogan, edhe..

botuar më 24-09-02 5.21.MD
Ministri Vlladimir Malinov

Ministri i energjisë diskuton për njësitë e reja të centralit atomik “Kozlloduj” në Kore

Gjatë vizitave të punës në Seul dhe Tokio, ministri në detyrë i energjisë Vlladimir Malinov do të nënshkruajë marrëveshjet e miratuara nga qeveria disa ditë më parë me Korenë dhe Japoninë për të forcuar bashkëpunimin në fushën e teknologjive bërthamore..

botuar më 24-09-02 3.14.MD