Rrjeti Kombëtar i Fëmijëve i cili bashkon afro 150 organizata civile të fëmijëve dhe të familjeve tek ne, vitin e dhjetë me radhë do të dorëzojë çmimet “Molla e Artë”. Ky dallim jepet për kontribut në mbrojtjen e të drejtave dhe mirëqenies së fëmijëve në Bullgari.
“Gjatë vitit u dalluan dhjetëra heronj të fëmijëve, spitale, bashki, gazetarë, organizata të cilët ndihmuan për përmirësimin e jetës së fëmijëve dhe familjeve”, tha para Radios Kombëtare Bullgare Marija Brestniçka, drejtoreshë e degës “Zhvillim” në Rrjetin Kombëtar të Fëmijëve. 13 kandidaturë konkurrojnë për njohjen “Hero i fëmijëve”, ndërsa në kategorinë e re “Organizata e fëmijëve” u nominuan 10 organizata nga qytete të ndryshme të vendit. “Në fakt heronj janë të gjithë të nominuarit dhe krenohemi se vit pas vitit ata bëhen gjithnjë e më shumë”, theksoi zonja Brestniçka.
Fituesit do të shpallen në një ceremoni online Ditën e Fëmijës – 1 Qershor.Pashkët e vitit 2020 mbetën në histori për dy arsye. E para ishte gjendja e jashtëzakonshme, për shkak të Covid-19 që po shpërthente atëherë dhe që na imponoi një sërë kufizimesh, pasojat e të cilave ende po i përballojmë. E dyta, për fat të keq, është..
Banorët dhe mysafirët e Sofjes do të kenë mundësinë të mësojnë për shkencëtarët bullgarë në Antarktidë dhe rolin e tyre të rëndësishëm në eksplorimin saj. Ekspozita "Njerëzit e Antarktikut - Kujdesi për Tokën" mund të shihet në Urën e të Dashurive te..
Të huajt përbëjnë 8,6% (15 737) prej të gjithë studentëve në Bullgari. Numri i tyre për dekadën e fundit është dyfishuar. Këtë e tregojnë të dhënat e Qendrës Kombëtare të Informacionit dhe Dokumentacionit për vitin 2024, të publikuara në një..
Ditën e dytë pas Pashkëve, fillon Java e Ndritshme. Quhet kështu për shkak të dritës që Ngjallja e Krishtit i sjell botës. Sipas traditës ortodokse,..
“Jam thellësisht i trishtuar nga ndarja nga jeta e Shenjtërisë së Tij – një mik i vërtetë i Bullgarisë dhe një simbol global i paqes, dhembshurisë dhe..