Rrjeti Kombëtar i Fëmijëve i cili bashkon afro 150 organizata civile të fëmijëve dhe të familjeve tek ne, vitin e dhjetë me radhë do të dorëzojë çmimet “Molla e Artë”. Ky dallim jepet për kontribut në mbrojtjen e të drejtave dhe mirëqenies së fëmijëve në Bullgari.
“Gjatë vitit u dalluan dhjetëra heronj të fëmijëve, spitale, bashki, gazetarë, organizata të cilët ndihmuan për përmirësimin e jetës së fëmijëve dhe familjeve”, tha para Radios Kombëtare Bullgare Marija Brestniçka, drejtoreshë e degës “Zhvillim” në Rrjetin Kombëtar të Fëmijëve. 13 kandidaturë konkurrojnë për njohjen “Hero i fëmijëve”, ndërsa në kategorinë e re “Organizata e fëmijëve” u nominuan 10 organizata nga qytete të ndryshme të vendit. “Në fakt heronj janë të gjithë të nominuarit dhe krenohemi se vit pas vitit ata bëhen gjithnjë e më shumë”, theksoi zonja Brestniçka.
Fituesit do të shpallen në një ceremoni online Ditën e Fëmijës – 1 Qershor.Tema e cilësisë në arsimin parashkollor dhe arsimin bazë është kyçe për Bullgarinë, por Ligji për arsimin parashkollor dhe arsimin bazë nuk ka një standard të zhvilluar të cilësisë. Krijimi i tij është detyrë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe..
Mbledhja e akademikëve dhe anëtarëve korrespondentë të Akademisë Bullgare të Shkencave, e cila bashkon të gjithë anëtarët nga drejtimet shkencore dhe krijuese të Akademisë, miratoi një deklaratë në mbështetje të Kishës Ortodokse Bullgare - Patrikanës..
Një vit paqëndrueshmërie politike dhe konfrontimesh jo aq sa i përket ideve për të dalë nga enigma e kahershme e pushtetit në të cilën ndodhet Bullgaria, por më tepër për egon dhe hesapet personale. Kështu dukej politikisht viti 2024. Si rezultat i punës..
Temat lidhur me burimet e rinovueshme dhe fatkeqësitë natyrore mblodhën së bashku nxënës nga shkolla bullgare e së dielës "Asen dhe Ilija Pejkovi" në..
Muzeu i Rilindjes Bullgare në Varna paraqet një koleksion prej 15 kostumesh autentike popullore nga koleksioni i Muzeut Historik në qytetin e Popovos...
Qendra e Trajnimit të Aviacionit në Aeroportin e Sofjes u akreditua nga Shoqata Botërore e Aeroporteve (ACI) dhe i bashkohet grupit elitar të 21 qendrave..