Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngulet këmbë për licencimin e shpejtuar të laboratorit bullgar antidoping

Ministri Krasen Kralev
Foto: BGNES

Ministri i Rinisë dhe Sportit Krasen Kralev zhvilloi online një takim pune me Presidentin e Agjencisë Botërore Antidoping (WADA) Witold Banka. Ministri Kralev nënvizoi se shpreson te përkrahja e WADA për licencimin e laboratorit bullgar antidoping. Witold Banka vuri në dukje se ky është një prej prioriteteve të tij dhe pret përshpejtim të procedurës.

Ai falënderoi se qendra bullgare antidoping është shumë strikte dhe i zbaton të gjitha rekomandimet e WADA gjatë pandemisë së Covid-19.

Gjatë vitit 2019 Kralev u zgjodh për mandat të dytë si përfaqësues i BE-së në Këshillin Drejtues WADA.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Agjencia “Mjara”: Krimet dhe incidentet mbeten burimi kryesor i tensioneve

Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u kontrolluar” në një shkallë dhjetëpikëshe. Këtë e tregojnë të dhënat e një anketimi të Agjencisë..

botuar më 25-10-26 10.15.PD

Produkti i Brendshëm Bruto rritet me 3.4% në vitin 2024

Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave, të cituara nga BTA. Të ardhurat kombëtare bruto me çmimet e tregut vitin e kaluar..

botuar më 25-10-25 12.35.MD

Njësia 6 e Centralit Atomik “Kozlloduj” do të mbyllet për mirëmbajtje të planifikuar vjetore

Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të dhjetorit, njoftoi centrali bërthamor. Gjatë mbylljes, do të kryhet mirëmbajtje gjithëpërfshirëse..

botuar më 25-10-25 5.40.PD