Ilia Markov Popgeorgiev është një nga pjesëmarrësit e pakët në proceset çlirimtare në të gjitha etapat e tyre - që nga periudha e kaçakëve gjatë viteve të zgjedhës osmane, deri tek lufta mes Rusisë dhe Turqisë,ecila u bë çlirimtare për Bullgarinë. E kanë quajtur vojvodën më të madh mes të gjithë vojvodëve të tjerë. Populli ka kënduar këngë popullore për të, kurse bashkëkohësit e tij e kanë përshkruar si një njeri-trim e sy patrembur, me vullnet dhe karakter të fortë. Një njeri i hapur dhe qëllimmirë me moral të lartë.
Ai ka lindur më 28 maj 1805 në qytetin Berovo (i cili sot ndodhet në Republikën e Maqedonisë së Veriut) në rrethin historik të Maleshevës. Gjatë vitit 1850, duke i mbrojtur të afërmit e tij, ai hyn në konflikt me pushtetin osman. Mbledh shpejt e shpejt një grup të vogël, me të cilin bredh nëpër rajonet Maleshevo, Pijanec dhe Osogovo, kurse motra e tij Maria Popgeorgieva është flamurtare. Në kohën e luftës ruso-turke ai është komandant i të gjitha çetave vullnetare që kanë vepruar duke ndihmuar ushtrinë ruse. Ai po kështu ka qenë dhe pjesëmarrës dhe vullnetar në luftën ndërmjet Serbisë dhe Bullgarisë të vitit 1885, gjatë kohës të së cilës është 80-vjeçar. Shumë herë me radhë është dekoruar me urdhra për trimëri. Pas Çlirimit gjatë vitit 1878 bashkë me familjen e tij vendoset në qytetin Kjustendill. Në fund të viteve të 7-të të shekullit të XX-të shtëpia në të cilën ka jetuar është restauruar. Sot ajo është muze i kushtuar luftërave nacional-çlirimtare në krahinën e Kjustendillit.
“Ekspozita është e hapur gjatë vitit 1981 - tregon Vesellka Kiskimova, kuratore në muze.Kemi shumë fotografi dhe materiale, ku theksi është mbi jetën dhe veprimtarinë e Iljo Vojvodës. Në moshën 20-vjeçe ai bëhet roje në manastirin e Rilës. Aty njihet me Neofit Rillski (një nga figurat kryesore të lëvizjes arsimore bullgare në gjysmën e parë të shekullit të XIX-të dhe abat i manastirit të Rilës në periudhën 1860-1864) dhe veprimtarë të tjerë arsimorë.
Shpesh herë ka bërë shëtitje nëpër malin Osogovska, ku është takuar dhe me luftëtarë të tjerë të cilët kanë luftuar për lirinë e popullit. Gjatë vitit 1877, kur fillon Lufta e fundit Ruso-Turke, Iljo Vojvoda është në spital, me një plagë plumbi akoma të pambyllur prej në dorën e tij të djathtë. Ai merr ftesë nga shtabi i Ushtrisë Ruse të përfshihet si udhëheqës i çetës, ikën nga spitali dhe niset për në qytetin Svishtov, buzë lumit Danub, ku tanimë ndodhej shtabi. Pas çlirimit të Sofjes(1877) merr pjesë në çlirimin e qytezave të afërta Radomir, Pernik, Dupnica. Në qytetin Kjustendill Ushtritë Ruse dhe çeta e Iljo Vojvodës hyjnë më 11 janar 1878, por që nga Kriva Pallanka mbërrijnë legjione të mëdha osmane dhe ata largohen në malin Konjavska. Aty presin ndihmë dhe më 17 janar (29 sipas kalendarit grigorian) qyteti Kjustendill është liruar. Në këtë moment çeta e Iljo Vojvodës numëron rreth 300 veta, pjesa më e madhe nga krahina e tij e lindjes Maleshevo.”
Në ekspozitën e muzeut të qytetit Kjustendill mund të shikohen dhe armë dhe fotografi të vojvodës, të djemve të tij - Ivan dhe Nikolla dhe po kështu dhe të shumë revolucionarëve bullgarë. Mes tyre janë Vasill Levski dhe Georgi Sava Rakovski. Në muze ka dhe dy piktura të mëdha, të dhuruara nga autori i tyre njohur Nikolla Mirçev. Në njërën është i pikturuar Iljo Vojvoda dhe çeta e tij, kurse në tjetrën – Rumena Vojvoda.
“Ajo ka lindur në krahinën tonë – në fshatin Gjueshevo gjatë vitit 1829 – sqaron zonja Kiskimova. Me qenë se ka qenë shumë e guximshme dhe trime si dhe kokëshkretë , babai i saj vendos që ta martojë akoma që në moshën 14 vjeçe. Kur ka qenë 20 vjeçe ajo lind fëmijën e vet të parë, por ja le vjehrrës dhe bëhet vojvodë. Ka qenë një femër shumë e bukur dhe aktive. Vendos që të bashkohet ndaj Iljo vojvodës me grupin e saj të vogël, por ai nuk e ka marrë sepse nuk ka dashur gra në çetën e vet”.
Në qoftë se vendosni të vizitoni Muzeun e luftërave çlirimtare në krahinën e Kjustendillit, do të shikoni përreth dhe shtëpitë e restauruara të veprimtarëve të tjerë revolucionar nga qyteti - Konstantin Popgeorgiev-Berovski dhe Tonçe Kadinmostki. Bashkë me shtëpinë e Iljo Vojvodës, godinat rilindëse formojnë një kompleks të tërë memorial. Në një afërsi të drejtpërdrejtë ngrihet dhe monumenti i vojvodës. Ai është i gjatë 7 metra, i skalitur në një gjatësi të plotë prej graniti, pamja e tij është më se madhështore-si dhe veprimtaria e kaçakut të fundit bullgar.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: @RegionalenistoricheskimuzeyKyustendil dhe Allbena Bezovska
Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..
Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..
A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii”..