Përveç se është një festë kushtuar fëmijëve 1 qershori vë fillimin e muajve të shkujdesur të pushimeve verore për nxënësit më të vegjël – nga klasa e parë deri në klasën e tretë.
Megjithëse lojërat janë shumë të rëndësishme në jetën e fëmijëve, pas fundit të vitit shkollor çdo nxënës merr një listë të gjatë me titujt e librave të cilët duhet të lexojë gjatë verës. Shpeshherë letërsia e detyrueshme bëhet një pengesë serioze në marrëdhëniet mes fëmijëve dhe prindërve.
E pyetëm vlogerin Aleks Krëstev se si i motivon fëmijët, të cilët nuk e duan leximin, për të kërkuar kontakt me librat?
“Që të ketë interes nga ana e fëmijës ndaj leximit, në fillim ai duhet të mund të zgjedhë vetë se çfarë të lexojë. Madje të bëhet fjalë për diçka, që sipas prindërve nuk ka vlerë letrare. Më e rëndësishme është zgjedhja e lirë e librave nga ana e fëmijës. Këtu është roli i prindërit të vendosë nëse kjo që e ka zgjedhur fëmija e tij për të lexuar i përgjigjet moshës së tij.
“Dashuria ndaj librit krijohet me vite, nuk është një magji, ndërsa interneti në vend që të jetë armik mund të jetë një prej ndihmësve të kësaj” – thotë Aleks Krëstev.
“Megjithëse interneti është një vend plot video dhe lojëra, të cilat e shkëputin vëmendjen e fëmijëve nga leximi, atje gjithmonë mund të gjejmë gjëra interesante për fëmijën tonë – audio-përralla, ose iniciativa të ndryshme kushtuar leximit online. Unë, si prindër, kurrë nuk kam menduar se fëmija im duhet të lexojë medoemos ndonjë libër të veçantë. Preferoj që ai vetë të ketë mundësinë për të zgjedhur. Kur fëmija ende nuk mund të lexojë, atëherë prindi duhet t’i lexojë fëmijës, ose vogëlushi të dëgjojë përralla të incizuara. Kjo është mënyra më e mirë, në të cilën mund të tregohet fëmijës se sa i këndshëm është leximi.”
Video-blogët fitojnë një popullaritet gjithnjë e më të madh ndër fëmijët dhe adoleshentët. Sipas vlogerit Aleks që të provokohet interesi i fëmijës ndaj librit ai nuk duhet ta pranojë leximin si detyrim.
“Unë vetë nuk i pëlqeja listat me tituj të librave të detyrueshëm që duhej t’i lexoja gjatë pushimeve verore dhe lexoja atë që më pëlqente” – thotë Aleks. Vlogu i tij “Po të lexojnë të dy”, i cili e mirëmban bashkë me të shoqen Raja, i lejon për të treguar mendimin e tyre për librat, të cilët i lexojnë shpejt dhe lehtë. Interesi ndaj kanalit të tyre po vazhdon të rritet. “Për ne është një kënaqësi e madhe kur njerëzit i zbulojnë librat në videot tona dhe ata i hapin rrugën drejt një bote të re” – thotë Aleks dhe nuk harron t’i përshëndesë fëmijët për festën e tyre.
“U uroj fëmijëve, përfshi këtu dhe djalin tim, për të lexuar, të mos kenë frikë nga libri dhe t’u japin shans atyre veprave, të cilat në një moment mund t’u duken të mërzitshme.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Pixabay, Facebook/Po të lexojnë të dy“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..