Për shkak të pandemisë së Covid-19 programi operativ “Zhvillimi i Resurseve Njerëzore” shtyn aplikimet për vitin 2021 për masat inkurajuese për kthimin në Bullgari me qëllim të gjejnë punë dhe të vazhdojnë të jetojnë tek ne. 5 miliona eurot e parashikuara për këtë qëllim ishin përdorur për masa urgjente kundër papunësisë së akumuluar gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.
Ndërkohë kriza me Covid-19 detyroi shumë bullgarë, të cilët jetojnë dhe punojnë jashtë Bullgarisë, të kthehen në vend. Në kuadrin e këtij programi të gjithë njerëzit me arsim të lartë, të cilët dëshirojnë të kthehen të jetojnë në Bullgari do të merreshin nga 600 euro për muaj në vazhdim të një viti, në se kishin zgjedhur një vendbanim, ku pagat janë më të ulëta se mesataret për vendin tonë.
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj që ai t'i përgjigjet të gjitha pyetjeve në shoqëri. Kryeministri ka komentuar edhe buxhetin..
Kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë më 19 shkurt në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Bullgaria mori një ftesë nga Pallati Elysee..
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e shpenzimeve nuk do të kalojë 40 për qind të PBB-së. Projektbuxheti përfshin programin e investimeve..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..