Kryetarja e baskisë së kryeqytetit Jordanka Fandëkova do të parashtrojë për diskutim në Këshillin Bashkiak të Kryeqytetit “Vizionin afatgjatë për zhvillimin e Sofjes deri në vitin 2050”. Qëllimi i administratës është ta bëjë qytetin sa më të gjelbër, të arritshëm për të gjithë njerëzit, me trashëgimi të ruajtur sa më mirë kulturore dhe historike dhe me ndërtesa të rregullta.
“Në se kryeqyteti vazhdon të zhvillohet me të njëjtin ritëm në kuadrin e planit aktual urban, në të mund të vendosen akoma 1 mln veta. Kjo nuk do të jetë mirë për askënd. Me ndryshimin e planit mund të menaxhojmë më mirë proceset. Do të reduktojmë parametrat e ndërtimit, pavarësisht se valën e madhe të lëvizjes së njerëzve nga vendbanimet e tjera në Sofje tashmë e kemi lënë në të kaluarën dhe ndoshta nuk do të ketë një tjetër të re” – mendon arkitekti Ljubo Georgiev, i cili është udhëheqësi i ekipit “Vizioni për Sofjen”. Sipas fjalëve të tij tani njerëzit, të cilët jetojnë në Sofje janë 1,5 mln. veta.
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..