Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nga fushat e luleshtrydheve të Lludogories e gjer tek tregjet evropiane

Mundës nga skuadra kombëtare e Bullgarisë, shumë medalje të fituara në garat evropiane dhe bullgare – për këtë është i njohur Mehmed Feraim. Sot, burri 27 vjeçar korr suksese edhe në fushat e luleshtrydheve në fshatin e tij të lindjes Peçenica në Lludogorie.

Deri tani familja ime merrej mе blegtori, por ëndrra e madhe e babit tim ishte për të rritur luleshtrydhe biologjike. Dhe meqenëse tashmë një vit banoj në fshat, vendosëm për ta realizuar. Konsultohemi me një specialist të bio-bujqësisë, që të kemi prodhim cilësor dhe sivjet do të kemi rendimentin tonë të parë” – thotë fermeri i ri.

Familja e Mehmedit rrit 30 dynymë luleshtrydhe biologjike. Në këtë prodhim nuk përdoren plehra dhe preparate artificiale dhe nuk ka pesticide, na shpjegon ai procesin e gjatë dhe të vështirë të bio-bujqësisë. Prodhimi është shumë i shtrenjtë, por kënaqësinë e vet Mehmedi e përshkruan kështu: “Besoni, shija e luleshtrydheve ekologjikisht të pastra është krejt e ndryshme, e vërtetë! Kurrë nuk kam ngrënë luleshtrydhe kaq të shijshme!”

Një prej sfidave para prodhuesit të produkteve biologjike është mungesa e krahut të punës. Nëpërmjet rrjeteve sociale ai ka arritur të gjejë njerëz, të cilët të punojnë në fushat e luleshtrydheve.


“Dje patëm 30 punonjës, sot – 50. Moti me shi na pengon. Siç e dini luleshtrydhja është një frutë që prishet shumë shpejt. Dhe moti i lagët nuk i ndikon mirë. Sot mblodhëm 2 tonë, por duhej të mblidhnim 5 tonë. Shpresoj se deri në 20 qershor ta përfundojmë me vjeljen e luleshtrydheve.”

Sa i përket realizimit të prodhimit ish-kampioni i mundjes dhe fermer i tanishëm është i qetë:

“Ka një interes të madh ndaj luleshtrydheve tona biologjike. E dorëzojmë prodhimin tonë në Veliko Tërnovo, ku ka frigoriferë të mëdhenj dhe nga atjeproduktet ekologjikisht të pastra përhapen në tregjet evropiane.Vazhdimisht bëhen analiza, të cilat tregojnë se luleshtrydhet e fushave të fshatit Peçenica janë me cilësit të lartë dhe janë rritur me dashuri të madhe ndaj natyrës.”


Bujqësia sot është përgjegjësia jonë për të ardhmen e bletëve, tokës, ujërave, ajo është e ardhmja e fëmijëve tanë!– kjo është motoja e Mehmed Feraimit në profesionin e tij të ri.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva   

Foto: arkiv personal Mehmed Feraim



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbërrin ngarkesa e parë e gazit natyror nga terminali i Aleksandrupolis

Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..

botuar më 24-10-03 4.51.MD

Në Burgas po hapet një uzinë për automobila të blinduar

Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..

botuar më 24-10-01 5.10.PD

Pritshmëritë e biznesit janë ulur për shkak të mjedisit të pasigurt ekonomik

Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..

botuar më 24-09-30 1.41.MD