Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkaqet për mosekstradimin e personave të hetuar nga Beogradi dhe Dubai janë politike

Kryeprokurori Ivan Geshev
Foto: BTA

Kryeprokurori Ivan Geshev është kategorik se shkaku që bankieri i pandehur Cvetan Vasilev të fshihet në Beograd është politik. Geshev mendon se vendimi për ekstradimin e tij është i shtetit serb, ndërsa vendimi për ekstradimin e afaristit të akuzuar Vasill Bozhkov është i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kryeprokurori nënvizoi se autoritete gjyqësore e kanë kryer punën e tyre dhe këtej e tutje duhet të veprojë diplomacia bullgare dhe qeveria.

Sipas Kryeprokurorit Geshev Cvetan Vasilev dhe Vasill Bozhkov kanë interes që të ketë shtet dhe prokurori të dobët, që të mund të vjedhin pa u ndëshkuar.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë arrin 75.6 vjet, në BE është 81.4

Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë po fillon të rritet përsëri dhe arrin 75.6 vjet, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Trendi pozitiv lidhet kryesisht me ndikimin në rënie të pandemisë Covid-19. Për krahasim, jetëgjatësia mesatare në Bashkimin..

botuar më 25-11-22 1.10.MD

Ditët e Kulturës Turke në Ballçik

Më 22 dhe 23 nëntor në Qendrën Kulturore "Pallati" në Ballçik do të zhvillohen Ditët e Kulturës Turke. Eventi nën moton "Drejtime Turqia" po mbahet me pjesëmarrjen e institucioneve kulturore nga vendi.  Ndër pjesëmarrësit janë qendra kulturore..

botuar më 25-11-22 5.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – rreth 9°. Në mëngjes do të ketë mjegull dhe shikueshmëri të dobësuar mbi ultësirat dhe fushat në Bullgarinë Perëndimore. Gjatë ditës do të ketë vranësira të..

botuar më 25-11-21 7.35.MD