Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ulet rreziku nga tensioni social në Bullgari

Foto: BGNES

Bullgaria është në vend të 46 në klasifikimin ndërkombëtar për shkallën e rrezikut nga tensioni social në 102 shtete nga mbarë bota. Allianz Social Risk Index llogaritet nga Euler Hermеs sipas 12 parametrave. Megjithëse Bullgaria është në gjysmën e lartë të klasifikimit dhe rritet me tri vende në krahasim me edicionin e mëparshëm nga viti 2015 ajo është prapa vendeve nga Evropa Qendrore.

Vendet fqinje Greqia dhe Serbia janë përkatësisht në vend të 36 dhe 42.

Në zonën e riskut të konsiderueshëm janë Rumania dhe Turqia, përkatësisht në vend të 55 dhe 87. Klasifikimi është bërë, që të konstatojë riskun nga protestat dhe tensioni kundër qeverive në kontekstin e pandemisë së Covid-19, e cila çoi në recesionin më të madh pas vitit 1945.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri Zaprjanov

Është një lajm i rremë se Bullgaria ka dërguar kërcënime terroriste në Bosnjë dhe Hercegovinë

Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov e përkufizoi si një lajm të rremë informacionin për kërcënimet terroriste ndaj Bosnjë dhe Hercegovinës nga territori bullgar. “Bullgaria kontribuon për paqen dhe sigurinë e Bosnjës dhe Hercegovinës, duke marrë..

botuar më 24-10-03 10.12.PD

Bullgaria pret që së shpejti të pranohet në Shengenin tokësor

Pas aderimit të Bullgarisë në zonën Shengen më 31 mars, nuk ka asnjë ndryshim në mjedisin e sigurisë, theksoi ministri i brendshëm në detyrë Atanas Illkov në një takim pune me ambasadorët e vendeve të BE-së. Takimi në Sofje u organizua nga..

botuar më 24-10-03 9.11.PD

Parashikimi i motit për 3 tetorin

Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 6°. Temperatura maksimale do të jetë nga 23 deri në 28°, në kryeqytet - 25°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara të larta. Në mbrëmje nga..

botuar më 24-10-02 7.45.MD