Që nga e kaluara e lashtë në rajonin Rupite afër qytetit Petriç të Bullgarisë Jugperëndimore, thellësitë e tokës ruajnë historinë e qytetit të moçëm Herakleja Sintika themeluar në shekullin e IV para Krishtit. Studiuesit supozojnë se themelet e qytetit u hodhën që në kohën e sunduesit Filip II, të atit të mbretit Aleksandër Makedonski. Që këtu vjen edhe emri “Herakleja” i heroit Herakëll (Herkules), i cili konsiderohet paraardhës i dinastisë. “Vitet e fundit arritëm të gërmojmë pjesën e madhe të sheshit qendror dhe rajonet përreth”, tregon para Radios Kombëtare Bullgare docenti Ljudmill Vagallinski, udhëheqës i gërmimeve aty që nga viti 2007. Në sajë të ndihmës së pushtetit vendor dhe Ministrisë së Kulturës edhe sivjet vazhdojnë hulumtimet e qytetit antik, i cili vit pas vitit tërheq gjithnjë e më shumë turistë.
“Qëllimi ynë është të rivendosim historinë e tij – thekson docent Vagalinski. – Ne po kërkojmë sende të çmueshme. Herakleja Sintika në vazhdim të 800 viteve ishte një qendër tërheqëse. Brenda kësaj periudhe përjetoi momente të vështira. Pasi mbijetoi pas sulmeve armiqësore, dy tërmete të fuqishme radhazi përafërsisht në vitin 400 pas Krishtit rrënuan qytetin dhe infrastrukturën e tij dhe ai vdiq. Ndoshta për njerëzit ishte shumë e vështirë të braktisnin vendlindjen, por natyra gjithnjë ka qenë më e fortë nga njeriu. Duhet të kemi të qartë se jemi shumë të brishtë dhe për këtë arsye duhet të sillemi me përgjegjësi ndaj jetës dhe të jemi më të ndershëm ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve.”
Mirëpo, në histori nuk janë pak rastet e provave nga e kaluara të zhdukura jo vetëm nga koha dhe nga stuhitë natyrore. Si rezultat i thellimit të përsëritur nga fundi i portit të qytetit Sozopoll u zhdukën shtresa të çmueshme arkeologjike. Për fat të mirë gjatë eksplorimeve të fundit shpëtimtare të realizuara si rezultat i dëshirës së Bashkisë së qytetit Sozopoll të ndërtojë skela lundruese, arkeologët zbuluan shtresa të paprekura:
“Ky është një hulumtim shumë interesant që realizohet në akuatorinë e portit të qytetit Sozopoll – shpjegon Kalin Dimitrov nga Qendra e Arkeologjisë Nënujore. – Vlerësuar që para vitesh si jashtëzakonisht e çmueshme për arkeologjinë nënujore kjo akuatori ka statusin e një pjese të trashëgimisë kulturore të paluajtshme “Shenjtor Kirik dhe Julita”. Aty në fund të viteve 80-të dhe në fillim të viteve 90-të të shekullit të kaluar u realizuan disa hulumtime arkeologjike nënujore, gjatë të cilëve u zbuluan pjesa të vendbanimeve parahistorike. Eksploruam rajone të portit të Apolonisë së Lashtë me materiale të pasura nga periudhat e antikitetit të vonshëm, klasike dhe e hershme helenistike. Materiali i përqendruar në këtë portë është me rëndësi dhe vlerë të madhe arkeologjike.”
Hulumtimi i portit të moçëm ndoshta do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm, ndërsa këtë vit Qendra e Arkeologjisë Nënujore planifikon të aplikojë për financim të tri projekteve. Ato janë hulumtime të rregullta arkeologjike, njeri prej të cilëve – porti i lashtë pranë mëngës së lumit Ropotamo i cili studiohet që nga viti 2017. Dy objektet e tjera janë në akuatorinë e qytetit të lashtë Nesebër dhe në bregdetin verior të Detit të Zi, i cili nuk është studiuar që nga fundi i viteve 80-të të shekullit të kaluar.
Redaktore: Darina Grigorova, me materiale të Programit “Hristo Botev” të Radios Kombëtare Bullgare
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Gati 11 për qind e popullsisë në Bullgari, ose rreth 639 000 njerëz, e identifikojnë veten si myslimanë sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2021. Vetëm popullsia turke numëron 508 378 veta. Pjesa më e madhe e popullsisë myslimane jeton në..
Historitë e harruara të fshatrave bullgarë të zhytur nën ujë për shkak të ndërtimit intensiv të digave në periudhën 1950-1986 do të shfaqen në ekspozitën "Të humbur nën ujë", e cila hapet sot në hapësirën kulturore të kryeqytetit Bobbina...
Nga data 5 deri më 7 prill në Hisarja fillon festivali i parë antik “Dioklecianopolis – udhëkryq i kohës”, njoftoi administrata bashkiake. Ai synon të tregojë se si ka qenë jeta në qytetin e Hisarjas në shekujt III-IV. Nëpërmjet rikrijimit të..
Thirrja e kishës është të mbledhë ata që janë ndarë, deklaroi patriarku i ri bullgar Daniil para liturgjisë së tij të parë të shenjtë. “Ka shumë..
Në Ditën e të Gjithë Shenjtorëve, kur Kisha jonë Ortodokse përkujton Koncilin e 12 Apostujve dhe kujtimin e të gjithë martirëve dhe rrëfimtarëve të..